FMN: Çmimet në Shqipëri në spirale rritëse
Muaji i parë i 2011-ës e ka gjetur Shqipërinë me një inflacion të lartë, ndikuar nga rritja e çmimeve të ushqimeve dhe shërbimeve, reflektuar nga tregu ndërkombëtar, i cili u përhap edhe në Shqipëri. Giulio Tremonti, ministër i Ekonomisë dhe Financave të Italisë gjatë një raportimi për ekonomitë e Shqipërisë, Greqisë, Italisë, Maltës, Portugalisë, San Marinos e Timor-Lestes, pranë Fondit Monetar Ndërkombëtar, ka deklaruar për një përmirësim të ndjeshëm të ekonomisë së Shqipërisë në të gjithë sektorët, pavarësisht inflacionit të ndikuar nga inflacioni i importuar. Në raportimin e tij citohet se ‘një rritje në presionin inflacionist gjatë muajit të parë të 2011-s, i ndikuar nga rritja e çmimeve të ushqimeve në tregun ndërkombëtar, u përhap në ekonominë shqiptare. Në vend që të mbanin inflacionin të ankoruar në terma afatmesëm dhe afatgjatë, Banka e Shqipërisë vendosi të rrisë normën bazë të interesit me 0,25% në fund të marsit.” Raporti citon se në vitin 2010 ekonomia e Shqipërisë është rritur mesatarisht me 3.6 për qind dhe aktiviteti ekonomik është mbështetur nga një mjedis i përshtatshëm në zhvillimet e tregtisë së jashtme, që ka rezultuar me një rritje domethënëse të eksporteve dhe gjithashtu me përmirësime të ndjeshme të kushteve të brendshme financiare, duke shkaktuar një rritje të kërkesës së sektorit privat. Përsa i përket Politikave Makroekonomike, raporti thekson se ato kanë qenë të kujdesshme, duke stimuluar aktivitetin e brendshëm përgjatë 2010-ës. Riorientimi i politikës fiskale në terma afatgjatë të buxhetit është shoqëruar me një lehtësim progresiv të politikës monetare, ndërsa presionet inflacioniste kanë qenë të kontrolluara dhe pritjet inflacioniste janë ankoruar përgjatë vitit. Mesatarja vjetore e inflacionit për 2010-n ishte 3.6 për qind, duke qëndruar brenda objektivave të Bankës së Shqipërisë 2-4 për qind. Bazuar në raport, duke iu referuar efekteve bazë dhe favorizuese të kushteve të tregtisë së jashtme, eksportet e Shqipërisë në të mira dhe shërbime janë rritur me 56 për qind përgjatë 2010-ës. Rritja e shpejtë e eksportit ka kontribuuar në rritjen e kërkesës dhe Prodhimit të Brendshëm Bruto, për të lehtësuar disekuilibrin e jashtëm dhe stabilizimin e kursit të këmbimit valutor. Ndërsa qëndron në një nivel të lartë prej 11,9 për qind, deficiti buxhetor aktual është ulur me 3,5 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto më 2010. Kjo reflekton dhe nxit ekuilibrin e kursimeve dhe investimeve të sektorit publik. “Edhe konsolidimi fiskal ishte në gjendje të përmbushte tavanin e borxhit publik të parashikuar nga ligji fiskal e deficiti buxhetor ra në 4 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, më 2010, si rezultat i të ardhurave të larta qeveritare dhe shpenzimeve të ulëta publike”- citohet në raportin e ministrit italian të Ekonomisë dhe Financave. Përsa i përket borxhit publik, ra në 58.4 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, duke qëndruar në kufirin e 60 përqindëshit të diktuar sipas ligjit. Më shumë politika fiskale të kujdesshme, duke ulur riskun, dhe një dukje pozitive e inflacionit, nxiti Bankën e Shqipërisë të ulë kursin e këmbimit në nivelin më të ulët historik të 5.00 për qind nga mesi i 2010-ës. Në të njëjtën kohë, Banka Qendrore ka punuar fort për të rritur eficencën e politikës monetare. Konsolidimi fiskal dhe stimuli i politikës monetare rezultoi të prodhojë likuiditet dhe interesa më të ulëta në tregun financiar të brendshëm. Financimi bankar i investimeve private dhe konsumi privat kanë qëndruar afërsisht në të njëjtin nivel, por duke u përmirësuar përgjatë vitit. Ndërsa, kreditimi sipas raportit, është rritur me 10.1 për qind në terma nominalë, por baza është rritur dhe përbërja është përmirësuar. Standartet e kreditimit janë lehtësuar përgajtë vitit dhe sistemi bankar ka qenë i mirëkapitalizuar, me likuiditet të lartë, me përfitime të gjera, dhe i aftë për të rritur kërkesën e kreditimit. Së fundmi, Shqipëria doli me Eurobondin e saj të parë më 2010, duke shenjuar debutimin e saj në tregun ndërkombëtar, në këtë mënyrë duke diversifikuar bazën e investimeve publike dhe lehtësuar presionin publik në tregun e brendshëm.