FMN miraton reformen me shume pushtet Kines e vendeve ne zhvillim
Nje vendim historik dhe njekohesisht reforma me e madhe dhe me e rendesishme ne historine 65-vjecare te Fondit Monetar Nderkombetar. Keto jane fjalet e drejtorit te FMN-se Dominique Strauss-Kahn i cili pershendeti marreveshjen e arritur nje dite me pare sipas se ciles do te zhvendoset epiqendra per marrjen e vendimeve drejt ekonomive ne zhvillim duke nisur qe nga vendet e BRIC Brazili Rusia India dhe Kina.
Fondi Monetar Nderkombetar beri te ditura masat e reja organizative qe do ti japin Kines dhe disa vendeve te tjera me shume kompetenca ne marrjen e vendimeve. Ai njoftoi per masat qe ndryshojne forcen e votes duke pakesuar kontrollin e Shteteve te Bashkuara dhe vendeve europiane ne organizate dhe duke e bere Kinen aksioneren e trete me te fuqishme te FMN-se. Shtetet e Bashkuara dhe Japonia jane dy aksioneret me te medhenj ndersa kjo mase e ve Kinen mbi vendet e Bashkimit Europian si Gjermania Britania e Madhe dhe Franca. Drejtori i FMN-se Dominique Strauss-Kahn tha ne komentet per shtyp se niveli me i larte i bordit drejtues te organizates eshte zgjeruar per te perfshire Brazilin Kinen Indine Italine dhe Rusine. Keto vende u bashkohen Britanise Frances Gjermanise Japonise dhe Shteteve te Bashkuara ne dhjeteshen kryesore te bordit me 24 anetare. Keshtu mund te thuhet se Fondi Monetar Nderkombetar miratoi nje prej reformave me te medha qe prej themelimit te tij para me shume se 60 vjetesh ne qender te se ciles qendron zhvendosja e peshave ne votim ne Keshillin e Guvernatoreve te FMN-se. Derisa shtetet e industrializuara dorezojne pushtetin vendet ne industrializim e siper marrin ne te ardhmen me shume te drejte fjale. Shefi i FMN-se Dominique Strauss-Kahn beri fjale per nje marreveshje historike. Brazili Kina India dhe Rusia tani jane lsquoaktore te dores se pare. Ato nuk do ta ndiejne me veten si te ftuar ne nje tavoline ku nuk u degjohet ajo qe thone tha numri nje i Fondit Monetar Nderkombetar ne nje konference per shtyp ku ftoi kater vendet te marrin pergjegjesi me te medha ne drejtimin e ekonomise globale. Per kete reforme rane dakord ne nje takim ne tetor 20 vendet kryesore te industrializuara dhe ne industrializim e siper. Nderkaq grupi i 20 lidereve te financave kishin arritur marreveshjen per reformimin e Fondit Monetar Nderkombetar ne takimin me ministrat e Financave dhe kreret e bankave qendrore te G20-s ekonomive me te medha te botes qe u zhvillua pak jave me pare ne Korene e Jugut me qellim qe keto masa te miratoheshin sa me shpejt. Ato rane paraprakisht dakord te reformojne Fondin Monetar Nderkombetar ne menyre qe tu jepet me shume rendesi interesave te vendeve ne zhvillim. Ketyre te fundit u jane dhene dy pozicione ne bordin e ekzekutivit te FMN-se te cilin e udhehiqte Europa Perendimore. Amerika do te vazhdoje te kete veton per sa u perket vendimeve te rendesishme te cilat kerkojne 85 per qind te votes pasi ka 17 per qind te votes ne sistemin e votimit te FMN-se. Europa prej kohesh ishte e gatshme te hiqte dore nga dy vende ne FMN dhe mbeshteste idene qe ato tu jepen Kines dhe Indise ne menyre qe te shtohet influenca e vendeve ne zhvillim.