E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pogradeci Kamza dhe Lushnja marrin tri piket

Dje u luajt java e tete e Kampionatit Kombetar te Futbollit per Kategorine e Pare ku Pogradeci ruajti kreun fale fitores qe mori ndaj Bilisht Sportit 3-1. Ndersa Kamza me fitoren ne kohen shtese ndaj nje rivali direkt si Tomori mori vendin e dyte te renditjes. Edhe nje tjeter skuader pretendente ne kete kategori si Lushnja por edhe Mamurrasi kane arritur te marrin 3 pike te cmuara edhe pse me fitore minimale ndaj kundershtareve te forte si Beselidhja dhe Burreli. Nderkohe Terbuni i Pukes eshte ndalur ne derbin e veriut ne Velipoje ku eshte mundur nga Ada vendese e cila i largohet fundit te ftohte te renditjes. Vetem barazim ka arritur te marre Apolonia pretendente ne transferten e Gramshit nderkohe qe kapiteni i saj Meto ka shperdoruar nje rast te arte nje penallti per ta kaluar skuadren e tij ne epersi dhe per te marre fitoren. Luftetari dhe Vlora kane luftuar fort ne Gjirokaster per ti rrembyer fitoren njera-tjetres por fundi ka mbetur i bardhe ashtu si edhe fillimi duke ndare nga nje pike per secilen pale ne beteje. Surprize per kushtet dhe problemet e pafundme qe po kalon jo per emrin e madh qe ka ka qene fitorja e paster 2-0 e Partizanit ndaj Gramozit. Ndeshja e luajtur ne stadiumin Selman Stermasi ka nisur me raste te pastra per miqte kolonjare qe humbasin shume para portes se Xhikes. Te kuqte arriten ta mbrojne te paprekur porten e tyre ne 45 minutat e para duke shkuar ne pushimin e lojes me barazimin e bardhe 0-0. Ne te dyten miqte u duken disi te lodhur pasi harxhuan shume energji ne fraksionin e pare te lojes keshtu qe trajneri Bajko i orienton te tijte me shume drejt sulmit. Duhej te vinte minuta e 74-t kur te akordohej nje penallti per te kuqte e kthyer ne gol nga Tetova qe rezultati i bardhe te prishej dhe ndeshja te hapej. Pas ketij avantazhi te vendesve kolonjaret u hodhen ne sulm per te barazuar por u ndeshkuan serish ne kohen shtese teksa Dushku ne minuten e 94-t vulosi fitoren e cmuar te Partizanit me rezultatin 2-0. Kjo fitore rrit disi besimin dhe moralin e djemve te Bajkos nderkohe qe kolonjaret e Gramozit qene te detyruar te dalin duarbosh nga kjo transferte.

Renditja pas javes se 8-te

1. Pogradeci 18 pike

2. Kamza 17 pike

3. Mamurrasi 16 pike

4. Lushnja 16 pike

5. Apolonia 15 pike

6. Tomori 13 pike

7. Beselidhja 12 pike

8. Gramozi 12 pike

9. Terbuni 10 pike

10. Partizani 10 pike

11. Luftetari 9 pike

12. Burreli 7 pike

13. Bilisht Sport 7 pike

14. ADA 6 pike

15. Vlora 5 pike

16. Gramshi 3 pike

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›