E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirana merr fitoren e pare ne transferte

Tirana tregoi peshen e rende te fanelles saj duke fituar bindshem 3-1 ne transferten e veshtire ndaj Shkumbinit edhe pse formacioni vendas i drejtuar nga Agim Canaj shenoi i pari. Me fitoren ne Peqin ndash e para per kete sezon jashte kryeqytetit -

24 here kampionet deshmuan se i kane lene menjane problemet qe i komplikuan jo pak rrethanat ne kampin e klubit me me shume trofe ne Shqiperi. Shkumbini qe pesoi humbjen e pare sezonale ne shtepi e nisi me shume entuziazem takimin kjo edhe per faktin se vinte pas tri fitoresh rresht luante perballe perkrahesve te vet te zjarrte por dhe me nje renditje me te mire se bardheblute. Mbrojtesi gjigant i Shkumbinit Robert Grizha shenoi golin e vetem te peqinasve ne minuten e 16-te gol qe mbylli edhe pjesen e pare goli i trete sezonal i lezhjanit. Sulmuesi me ne forme i Tiranes Pero Pejic barazoi shifrat ne minuten e 59-te goli i gjashte sezonal i kroatit. Mesfushori boshnjak Mllade Zizovic kaloi ne avantazh bardheblute ne minuten e 71-te ndersa zevendesuesi Gerhard Tushe vulosi rezultatin 3-1 me nje eurogol. Ne kete takim luajti serish si titullar golashenuesi me i mire i Kombetares Alban Bushi por veterani u zevendesua nga Sebino Plaku. Trajneri i Tiranes Nevil Dede u shpreh i lumtur pas fitores se dyte rresht te tij ne krye te stolit bardheblu duke e vene theksin te vazhdimesia e rezultateve pasi 24 here kampionet tani renditen ne vendin e katert me 15 pike pas dhjete ndeshjesh. Mendoj se ia beme hyzmetin ketij rezultati. Kjo fitore ka me teper vlere duke pare ekipin kunder te cilit luajtem dhe per me teper ne fushen e tyre - theksoi Dede i cili pasoi ne stolin e Tiranes Sulejman Staroven te shkarkuar per mungese rezultatesh. Ajo qe me pelqeu me teper pervec rezultatit ishte loja e mire qe ekipi zhvilloi por nuk duhet te ngutemi sepse kemi ende shume pune per te bere. Ky eshte nje fillim i mire por duhet qe te kemi vazhdimesi - deklaroi ish-mbrojtesi i Tiranes dhe i Kombetares qe theksoi se per momentin duhet te mendojme ndeshje pas ndeshjeje dhe jo per kreun e klasifikimit.

Per momentin ne mendjen tone eshte Vllaznia qe do te jete kundershtari i ardhshem. Pa dyshim qe me fitore te tilla shtohet vetebesimi ne forcat tona - tha Dede.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›