E Shtunë, 31 Tetor 2026

FMN pa kryetar, Kahn arrestohet për abuzim seksual

Kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar është arrestuar në Nju Jork, nën akuzat për sulm seksual, ndaj një prej punonjëseve të hotelit. Zëdhënësi i policisë së Nju Jorkut, Pol Braun, tha se Dominik Shtraus-Kan u ndalua dhe po merrej mbrëmë në pyetje. Policia thotë se Shtraus-Kan u nxor nga avioni një natë më parë, në aeroportin Xhon F Kenedi të Nju Jorkut, vetëm pak minuta para se të behej gati për tu nisur në Paris. Kreu i FMN-së akuzohet se kishte bërë akte të padëshirueshme seksuale, ndaj një punonjëse të personelit të pastrimit në hotelin “Sofitel”, ku ai po qëndronte të shtunën pasdite. Shtraus Khan pritej te zhvillonte dje një takim në Berlin me kancelaren gjermane, Angela Merkel, ndërsa të hënën do të organizonte një takim në Bruksel me ministrat e Financave të Bashkimit Europian, për të diskutuar rreth krizës ekonomike në Greqi dhe Portugali.

Strauss-Kahn akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një pastruese të dhomave të hotelit. Sipas të dhënave të policisë, ai pastaj është larguar me nxitim nga hoteli, ku ka lënë telefonin e tij mobil dhe sendet e tjera personale. "Sipas asaj që tregon punëtorja e pastrimit, ajo kishte hyrë në suitën e Strauss-Kahnit, duke besuar se qe bosh, në hotelin “Sofitel”. Në këtë kohë, ai thuhet se ka dalë nga banja dhe e kishte mbërthyer e shtyrë në krevat. Ajo arriti të çlirohet me vështirësi e me luftë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›