E Shtunë, 31 Tetor 2026

FMN parashikon një kredi prej 13 miliardë eurosh për Greqinë

UASHINGTON- Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikoi të kontribuojë me një kredi prej 13 miliardë eurosh në kuadër të planit e ri për Greqinë, konfirmoi sot e përditshmja ''Wall Street Journal'' në faqen e saj të internetit.

"Shuma e kontributit nga FMN nuk është vendosur ende, por institucioni po mendon aktualisht për këtë shumë'', theksoi e përditshmja duke cituar persona të afërt me këtë çështje.

FMN-ja i akordoi Greqisë në muajin maj 2010 një kredi prej 30 milliardë eurosh, në kuadër të një plani ndërkombëtar prej 110 miliardë eurosh. Kjo e fundit nuk ka mjaftuar për rimëkëmbjen e ekonomisë greke, që është zhytur në një recesion të rëndë.

Ministrat e Financave të zonës euro do të mblidhen të hënën në Bruksel për të shqyrtuar nëse janë plotësuar kushtet për zbatimin e një plani të dytë në mbështetje të Athinës duke përfshirë një komponent publik prej 130 miliardë eurosh dhe një fshirje të pjesëshme të borxhit mbështetur nga kreditorët privat.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›