FMN shqetësohet për Greqinë
Fondi Monetar Ndërkombëtar ka shprehur shqetësim për deklaratën e kryeministrit grek Papandreu i cili ka thënë se vendimi për të zbatuar marëveshjen e 27 Tetorit, lidhur me planin për të reduktuar borxhin grek me 50%, do të meret nga populli grek me anë të një referendumi.
Referendumi i cili në këtë rast merr një kuptim të shumëfishtë, si vendim dhe marëveshje mbarëpopullore përsa i përket zgjidhjes së krizës, si votëbesim për qeverinë dhe veçanërisht kryeministrin Papandreu, së fundmi është interpretuar edhe si një pyetje që i shtrohet grekëve nëse duan apo jo të vazhdojnë të jenë pjesë e Eurozonës
.
Ka të bëjë pikërisht me këtë interpretim të fundit të vendimit të qeverisë greke për të mbajtur një referendum shqetësimi i FMN-së. Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe presidentit francez Sarkozy e kancelares gjermane Merkel e gjithë kjo tregon një pasiguri në lidhje me zbatimin e marrëveshjes së 27 Tetorit, marrëveshje e cila shihet si e vetmja zgjidhje për krizën greke nga drejtuesit europianë dhe FMN.
Përveç kësaj, marrëveshja e 27 Tetorit është dhe një impenjim i Greqisë përballë Eurozonës dhe komunitetit ndërkombëtar në përgjithësi dhe mosrespektimi i impenjimeve të mara do të sillte pasoja ndaj qeverisë greke. Pikërisht për sa i përket këtyre pasojave FMN ka deklaruar se vendimi për të mbajtur një referendum nga ana e qeverisë greke ngre probleme teknike në lidhje me lirimin e këstit të fundit të fondit ndihmë për Greqinë.
Për të gjetur një zgjidhje ndaj problemit grek është bërë i ditur mbajtja e një takimi midis Merkel, Sarkozy dhe presidentes së FMN-së Lagarde. Takimi midis tre kryetarëve do të mbahet nesër pasdite, në prag të takimit tjetër të kryetarëve të 20 vendeve më të industrializuara G20.
(adisin/BalkanWeb)