Londër, diskutohet për të ardhmen e rrjetit
Londër-Siguria e cyber-hapësirës është tema e ditës në konferencën ndërkombëtare që ka mbledhur ministra, manager dhe aktivistë të Web-it nga e gjithë bota.
Në konferencën dy ditore ka përfaqësues nga SHBA, nga Rusia, nga India e nga Kina, dhe personalitete të rrjetit si Jimmy Wales i Wikipedia apo Joanna Shields e Facebook.
Synimi të paktën në letër është gjetja e zgjidhjeve konkrete për të limituar dëmet e kërcënimeve e të kriminalitetit on line pa zvogëluar ama as mundësitë ekonomike që ofron Interneti e as lirinë e fjalës e të shprehjes në rrjet.
“Të bëjmë të sigurt hapësirën virtuale të rrjetit për brezat e ardhshëm është një ndër sfidat më të mëdha me të cilën po përballemi këto kohë” deklaroi William Hague përgjegjësi i Foreign Office të Britanisë së Madhe.
Një sfidë e vështirë ngaqë edhe e përbashkët midis qeverive në situata politike shumë të ndryshme. Ekspertët kanë dyshimin se përballë një agjende shumë ambicioze, rezultati i konferencës mund të jetë vërtet minimal.Ose më keq sepse rreziku që mund të fshihet pas konferencës mund të jetë vënia e rregullave ndërkombëtare që limitojnë lirinë në rrjet.
“I kërkojmë qeverisë angleze që të gjejë mundësinë e të mënjanojnë censurën dhe qentë roje që vënë në rrezik të drejtën e personave për tu shprehur, organizuar e komunikuar lirisht” ka deklaruar Article 19 një site që kujton artikullin e Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut, që thekson pikërisht të drejtën e shprehjes.
Në Londër pra po luhet një ndeshje me të vërtetë e rëndësishme për të ardhmen e rrjetit dhe të mundësisë sonë për ta përdorur.
(adisin/BalkanWeb)