PS, Shalsi: Programi jonë ndreq diferencën të varfër-të pasur
TIRANË- “Një nga kolonat kryesore mbi të cilat ndërtohet politika jonë progresiste është të ndreqim diferencat mes të pasurve dhe të varfërve”, u shpreh të martën në mbrëmje në emisionin “5 pyetjet nga Babaramo”, Nënkryetari i Grupit të Partise Socialiste (PS), Eduard Shalsi.
Sipas Shalsit, sot në Shqipëri vetëm një kategori e vogël ka depozita në banka dhe të ardhura të mëdha, kurse pjesa tjetër është zhytur në varfëri. Nënkryetari i grupit të PS theksoi se një pikë e programit është mënyra e taksimit.
“Ne kemi ardhur në këtë konkluzion pas një analize të thellë. Kemi shembull Anglinë, Italinë, nuk do taksohet njëlloj një arsimtare dhe një koorporatë. Do taksojmë sipas të ardhurave. Ne duam që shtresat e varfëra në nevojë të përfitojnë sa më shumë nga një sistem që stimulon jo polarizimin e skajshëm të popullsisë, por një sistem adekuat të të ardhurave”.
Më tej, Shalsi theksoi se ndihmë për shtresën e të varfërve do të ishte pikërisht heqja taksës së vlerës së shtuar (TVSH) ndërsa cilësoi se vendosja e taksës së sheshtë rezultoi e dështuar.
“Unë kam shembullin e Shqipërisë dhe shoh se cfarë ka ndodhur këto vite në Shqipëri për të parë se taksa e sheshtë është e dështuar.
Sa për TVSH, kemi bërë publike nismën tonë dhe me fatura tatimore, si përfiton një qytetar me produkte të ndryshme. Sa është cmimi i bukës dhe i vajit nëse do hiqej tvsh. Aritmetika është shumë e pastër dhe ulja e nivelit të varfërisë do të ishte i dukshëm”.
Në këtë pikë, nënkryetari i grupit të PS akuzoi Berishën se pikërisht me vendosjen e kësaj takse rriti cmimet në vend, sidomos të barnave.
“Berisha është vënë me shpatulla pas muri për shkak të rritjes së cmimeve. Cfare sulmi bëri ndaj PS kur vuri TVSH-në ndaj ilaceve. Kur argumentonte në Parlament sesi vendosja e TVSH mbi ilacet nuk do ndikonte në rritjen e cmimet. Sot cdo njeri e përcakton lehtë sa kushtonte një ilca një vit më parë dhe sa kushton sot. Ai njeri flet brockulla, por ne do ishim të lumtur nëse do kishim kundërshtarë që diskutojnë për të ardhmen me analiza të thella, jo me brockulla”.
Shalsi theksoi se TVSH ndikon edhe më shumë në shtresat në nevojë.
“Ne kemi si prioritet në programin tonë kujdesin dhe vëmendjen për shtresat në nevojë. Ne synojmë që për këtë kategori të caktuar shqiptarësh ne t’i lehtësojmë për aq sa kemi mundësi. Mendojmë se politika jonë ndihmon shqiptarët”.
Më tej Shalsi vijoi dhe pikëpamjen e PS për pronarët. Pogrami i PS, tha ai ka një këndvështrim tjetër për pronarët.
“Pronarët të mos trajtohen me kothere, me miqësira, për ne koncepti pronarë do të thotë se ata gëzojnë të drejtën e pronës. Ata mundet të investojnë ta tjetërsojnë, ta bashkëofrojnë të kenë të drejtat e plota që ka dhe një pronar. Kemi të bëjmë me një ndryshim konceptual”.
PS, tha nënkryetari i grupit socialist kërkon t’u shpjegojë shqiptarëve se pse e quajnë programin progresist.
“Ne duam t’u shpjegojmë shqiptarëve gradualisht kush jemi ne. Pse e konsiderojmë veten progresistë. Sepse ne nuk jemi dakort me një Shqipëri të varfër, të rrënuar, me dinjitet të nëpërkëmbur, që nëpër raportet e institucioneve europiane konsiderohet si vend trafiku, me një Shqipëri të shëmtuar që ofron qeveria Berisha, për të arritur në një Shqipëri tjetër, ne i tregojmë shqiptarëve rrugët sesi ne kërkojmë ta arrijmë. Jemi në stadin ku po përgatisim dokumenta të rëndësishëm, që për programin e paraqitur sot ka një grup njerëzish të jashtëzakonshëm të përfshirë që korrektojnë dëgjojnë”.
(d.b/BalkanWeb)