E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrezohet Meta- Prifti ekspertet Materiali jo origjinal

Ekspertët e videos Meta-Prifti kanë paraqitur sot në Gjykatën e Lartë konkluzionet mbi regjistrimin mes ish-ministrit të Ekonomisë dhe ish-zëvendëskryeministrit, duke hedhur dyshime të forta mbi origjinalitetin e saj. Ata kanë bërë të ditur se në orën e dorës të ndodhur në zyrën ku është zhvilluar biseda nuk ka gjurmë të regjistrimit, ndërkohë që ajo ka qenë e pajisur me një pajisje USB për videoregjistrimin. Në konkluzione thuhet se ndërhyrje në material janë të larta dhe se materiali i transmetuar në media, nuk është i njëjtë me atë që është marrë nga kompjuteri i Priftit.

Avokati i ish zv.kryeministrit Meta, Gëzim Veleshnja është shprehur se akti i ekspertimit është real. Nga ana e saj, prokuroria ka kërkuar listën e programeve që janë përdorur nga ekspertët për videon. Por avokatët kanë kundërshtuar, duke akuzuar Prokurorinë se po u bën presion ekspertëve. Gjykata e Lartë vendosi të shtyjë seancën për në 17 nëntor.

Tre ekspertët Ardian Pollo, Ermal Beqiri dhe Artur Rahmani u caktuan nga gjykata për të hetuar video regjistrimin e skandalit mes ish deputetit të LSI-së Dritan Prifti dhe kreut të LSI-së, Ilir Meta.

Denada Shkodrani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›