FMN, takim me anëtarët e Komisionit të Ekonomisë

Misioni i FMN-së, i kryesuar nga shefi Gerwin Bell kanë zhvilluar një takim me dyer të mbyllura sot me anëtarët e Komisionit parlamentar të Ekonomisë.
Mësohet se në qëndër të takimit ka qenë rishikimi i buxhetit të shtetit dhe ecuria ekonomike në vendin tonë, ndonëse ende nuk ka ndonjë deklaratë zyrtare lidhur me takimin.
Në takim kanë qenë të pranishëm deputetët e maxhorancës, pasi opozita prej kohësh ka bojkotuar veprimtarinë e Kuvendit.
Ndërkohë rishikimi i buxhetit të shtetit është vlerësuar më herët edhe nga përfaqësuesi i FMN, Gerwin Bell i cili ka vlerësuar pozitivisht shkurtimet në buxhet por ka paralajmëruar që të mos nënvlerësohen rreziqet e jashtme.