Mungesa e gjumit ul testosteronin te burrat
Hormonet – Testosteroni është hormoni i burrave. Ajo rrit masën muskulore dhe stimulon agresivitetin. Luan gjithashtu një rol të rëndësishëm te riprodhimi dhe te fortësia e kockave... Por një punim i publikuar këtë javë në Journal of American Medical Association tregon se ulja e orëve të gjumit e ndryshon rrënjësisht sekrecionin e testosteronit, e cila sjell jo pak probleme edhe në shëndetin e njeriut në përgjithësi. Ekipi mjekësor i universitetit të Çikagos ka studiuar 10 burra me një moshë mesatare deri në 24 vjeç, të dobët dhe me shëndet të mirë. Pasi kanë bërë disa teste për gjendjen e tyre hormonale dhe psikike, ata nisën t’i nënshtrohen dhe eksperimentit pasi fjetën 10 orë rresht, gjatë tre netëve të kaluara në laborator. Ndërsa përgjatë 8 netëve në vijim ata u lanë të flinin vetëm 5 orë. Doza e rregullt e testosteronit përgjatë gjithë kësaj periudhe dhe më pas u shoqëruar me një rënie prej 10-15 për qind të hormonit mashkullor gjatë periudhës që bënë vetëm 5 orë gjumë. Përqindja ishte edhe më e ulët gjatë orës 14.00 deri në 22.00.
Gjatë kësaj periudhe vullnetarëve u shihej gjendja e tyre shpirtërore rregullisht, gjë e cila i bëri të kuptonin mjekët se kur ata e kishin përqindjen e testosteronit më të ulët ata ndiheshin në gjendje jo të mirë. Sipas autorëve, humori i tyre dhe forca ulej sa herë që uleshin orët e gjumit në ditë.
“Përqindja e ulët e testosteronit është e lidhur me gjendjen jo të mirë shpirtërore dhe mund të jenë pasojë e një gjumi jo të rehatshëm”, shpjegon Eve Van Cauter. Sipas saj, 15 për qind e amerikanëve flenë më pak se 5 orë në ditë, gjë e cila mund të ketë pasoja të rënda për shëndetin. Mungesa e gjumit do të çonte në një përqindje të testosteronit që do të ishte e barabartë me atë të një personi që është 10 apo 15 vjeç më i madh në moshë.