Gjumi vjen duke ngrënë
Për të bërë një gjumë të mirë, nuk ha në darkë ushqime që përmbajnë niseshte, apo nuk ha asgjë ose “pi verë për të fjetur më mirë” ... Por ne bëjmë gabime në të ngrënë. Zakonisht ne hamë në darkë ushqime që na pengojnë të flemë mirë, ndërsa të tjerë mund të na ndihmonim të flinim më mirë. Sigurisht ushqimi jo i mirë nuk mbete i vetmi shkak i pagjumësisë, por para se të kalojmë te ilaçet për gjumë, duhet t’i hedhim një sy pjatës. Sipas çdo ore të ditës, truri ynë çliron substanca kimike, roli i të cilave influencon në të gjitha organet tona, por ndikon dhe në jetën tonë fiziologjike dhe psikike. Disa nga këto mund të sjellin një shpejtim të ritmit kardiak me qëllim rritjen e kapacitetit dhe vigjilencës sonë.
Më shumë glucide, më pak proteina
Në ushqime të tilla si banane, qumësht, mish gjeli, ananas, vezë, ushqime me bazë qumësht, arra, ka mundësi që trupi ynë të sekretojë hormone sedative që lehtësojnë fjetjen. Këto ushqime mund të hahen në vakte të ndryshme, për të pasur një përqindje serotonine optimale.
Por këto nuk janë të mjaftueshme. Duhet të hahen fruta deti, peshk, bajame dhe ujë të pasur me minerale, kjo mund të jetë menuja e drekës apo darkës. Do të qe mirë dhe pak çokollatë e zezë. Omega 3 na ndihmon në funksionimin e trurit.
Në mbrëmje është mirë që të hani një ushqim të pasur me glucide, pasi proteinat e rrisin vigjilencën. Makarona të ziera jo shumë, drithëra dhe barbunja, bizele dhe thjerrëza, fruta të freskëta mund të absorbohen më shpejt. Kjo bëhet në mënyrë që të rritet pak përqindja e insulinës, që do të ketë një efekt sedativ.
Ndërsa ju duhet të hani në doza më të vogla glucide që e kanë gliceminën më të rritur si: buka e bardhë, orizi, drithërat me sheqer, ëmbëlsirat industriale, çokollatë me qumësht, sheqer... këto duhet të kufizohen. Duhet të rritet përqindja e insulinës, pasi na vështirëson gjumin dhe mbledh yndyrnat. Duhet të mos hani mish të kuq në mbrëmje, pasi përmban tirosinë, një acid që vepron si oksidant.