E Shtunë, 31 Tetor 2026

Diabeti , shpresa e pompës me insulinë

Mijëra persona janë të prekur nga diabeti i tipi të parë, i quajtur dhe diabeti insulinodipendent. Në fakt, në kohë normale, disa qeliza të pankreasit sekretojnë insulinë, e ngarkuar që të lejojë ose jo sheqerin në qelizat tona për të na dhënë energjinë për të cilën kemi nevojë. Kur këto qeliza të pankreasit janë të shkatërruara deri në 90 për qind, nuk ka më mjaftueshëm insulinë për të bërë këtë funksion jetësor. Pasojat, nëse ky funksion nuk kryhet, atëherë rritet përqindja e sheqerit në gjak dhe që më pas eliminohet nga veshka, kjo gjë pasohet nga një urinim i shpeshtë dhe një etje e madhe e lodhje. Diabeti i tipit të parë deri tani mund të quhej i fshehur, më pas bëhet simptomatik.

Nga ana e saj mëlçia tenton të kompensojë mungesën e energjisë, duke djegur shumë shpejt yndyrnat, të cilat prodhojnë dhe lëndë toksike. Dhe nëse këto lëndë toksike prodhohen në sasi të madhe, mund të çojnë në koma.

Ja përse një person i prekur nga diabeti ka mungesë insuline. Ajo duhet të jepet në formë të injektuar, shumë herë gjatë ditës, pasi nevojat ndryshojnë në funksion të vakteve që hamë, të aktivitetit fizik etj.

Është shumë e vështirë të riprodhosh atë çfarë ndodh në trupin tonë, kur gëzojmë shëndet të plotë, pasi një shikim i shpejtë në pjatë na bën që të prodhojmë insulinë. Strategjia më e mirë do të ishte që të merrnim insulinën pak nga pak, që siguron një përqindje bazë dhe një insulinë të shpejtë në momentin kur ushqehemi, për të kuptuar se ç’ndodh në trup kur nuk jemi të prekur nga diabeti.

Qelizat e pankreasit

Rregullimi i qelizave mund të bëhej ose me injeksione gjatë ditës ose me një pompë insuline që mund të mbahet me vete. Progresi i fundit është zvogëlimi i këtyre pompave dhe mundësia për ta hequr në momentin e një dushi, p.sh. Mundësi të tjera po shihen përsa i përket dispozitivëve në matjen e përqindjes së sheqerit në gjak (lexuesi i glicemisë). Këto luajnë një rol të rëndësishëm, pasi përshtatja e dozave të insulinës është e bazuar në analizën e rezultateve. Matja e gliceminës nuk duhet të bëhet shpesh, pasi rreziku i komplikacioneve rritet. Shpresa mbetet në zhvillimin e dispozitivëve të matjes së vazhdueshme të glukozës. Një elektrodë e vendosur nënë lëkurë dhe që mund të ndërrohet në 7 ditë dhe rezultatet afishohen në kohë reale në ekran.

Një tjetër progres do të qe dhe pompa me insulinë, që do të marrë në vazhdimësi informacion për sasinë e glicerinës, në mënyrë që të rregullojë automatikisht përqindjen e insulinës që do të lëshohet. Tashmë në kuadrin e eksperimentit, këto pompa janë shpërndarë te disa diabetikë. Kjo pompë lidhet me një kateter në pjesën e barkut. Rezultatet e marra në lidhje me ekuilibrin fiziologjik janë më të mira sesa me një pompë të jashtme që mbahet në pjesën e rripit dhe falë një telekomande pacientet nuk duhet të bëjnë më një injeksion për të rritur sekrecionin e insulinës. Në këtë mënyrë atyre u duhet të shkojnë çdo dy muaj në spital për të mbushu pompën me insulinë, por kjo gjë mund të jetë goxha e rehatshme.

Ndërkohë pista të tjera janë duke u parë. Disa studime kanë dalë së fundmi për vaksinat kundër antikorpeve që sulmojnë qelizat me shpresën se mund t’i shpëtojnë këto qeliza beta, të cilat mund të jenë të mjaftueshme për të prodhuar mjaftueshëm insulinë. Duhet që një diagnostikim të bëhet në kohë. Po kështu dhe zëvendësimi i qelizave është një alternativë interesante. Sipas mjekëve, një gjë e tillë është bërë te disa pacientë, por kërkimet tregojnë se duhet të pritet dhe disa vjet për të arritur një gjë të tillë.

Përgatiti: Aida Harka

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›