Kosova kryeson CEFTA, takimi rajonal në Prishtinë
Në fund të këtij muaji, në Prishtinë, mbahet takimi i radhës i përfaqësuesve të vendeve anëtare të Marrëveshjes për Tregti të Lirë me Europën Juglindore. Ky është takimi i parë që mbahet në Kosovë, pas dy takimeve që janë mbajtur në Bruksel, prej fillimit të këtij viti, ku Republika e Kosovës kryeson këtë mekanizëm ndërkombëtar. Ky është takimi i parë që do të mbahet në Prishtinë, që nga fillimi i vitit, kur Republika e Kosovës ka marrë presidencën e këtij mekanizmi ndërkombëtar. Republika e Kosovës, këtë vit, kryeson Marrëveshjen për Tregti të Lirë me Europën Qendrore, mekanizëm ky që në 2010-ën është udhëhequr nga Serbia. Ushtruesi i detyrës së Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Europian, Khadun Sino ka thënë se opinioni duhet të informohet më shumë lidhur me rëndësinë e mekanizmit të CEFTA-s. “Mendoj se kjo ngjarje është në kohë të duhur dhe e domosdoshme, në kohën e duhur, sepse i dini bisedimet që po zhvillohen në CEFTA që janë duke u bërë dhe të domosdoshme, sepse nëse shikoni në media se si është reflektuar çështja e CEFTA-s mendoj se është nevoja për të informuar më shumë publikun lidhur me çfarë është CEFTA, si punon, cilat janë mundësitë dhe mekanizmat”, ka thënë Sino.