G8-ta, Lavrov: SHBA-ja kërkon samit të ndarë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkojnë një samit të ndarë ruso- amerikanë, në prag të samitit të G8 -ës në Camp David. Lajmi është bërë i ditur nga ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, cituar nga agjensia ruse e lajmeve pas kthimit nga SHBA-ja. Edhe pse përjashtoi që të profilizohet një marrëveshje për hapësirën anti raketore, Lavrov theksoi se ekziston qëllimi për të garantuar vazhdimësinë në marrëdhëniet bilateral. Ministri deklaroi se edhe sekretarja amerikane e shtetit do të shkojë në Rusi në fund të muajit qershor. Ndërkaq ministrat e jashtëm te G8, të mbledhur në Washington janë deklaruar në favor të shtimit të sanksioneve ndërkombëtare ndaj Birmanisë. Lajmi është bërë i ditur nëpërmjet një deklarate finale të samitit lidhur mbi konkluzionet e arritura në takimin e zhvilluar në kryeqytetin amerikan. Në dokument gjithashtu i bëhet apel Sudanit dhe Sudanit të jugut që të ndalin dhunën dhe armiqësinë mes tyre. Ministrat e Jashtëm të G8-ës – grupit të vendeve të industrializuara, ndër të tejra i bënë thirrje Iranit të zbatojë një dialog konstruktiv dhe serioz” në takimin e fundjavës në Stamboll, me gjashtë fuqitë botërore. Takimi ndërmjet Iranit dhe gjashtë fuqive botërore – Britanisë, Kinës, Francës, Gjermanisë, Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara – synon zgjidhjen e aktivitetit të kontestueshëm bërthamor të Republikës Islamike. Ai paraqet negociatat e para mes palëve në më shumë se 14 muaj.