OBT Tregtia boterore do shenoje renie

Organizata Botërore e Tregtisë parashikon se për këtë vit do të shënohet një rënie e shkëmbimeve tregtare krahasuar me vitin e kaluar. Sipas OBT situata ekonomike globale dhe kryesisht kriza e borxheve në Europë do të shtojnë rreziqet për një përkeqësim të tregtisë. Gjithashtu Organizata parashikon një recesion për Europën, një ngadalësim të ekonomisë për Kinën dhe një përmirësim të perspektivave ekonomike për SHBA dhe Japoninë.
Rritja e tregtisë botërore po ngadalësohet. Pas një shtimi me 13,8% në 2010 dhe rënies në 5% gjatë vitit 2011, gjatë këtij viti shkëmbimet tregtare globale parashikohen të ulen në 3,7%. Të dhënat publikohen nga Organizata Botërore e Tregtisë, e cila thekson pasiguritë e skenarit për 2012-ën. Kanë kaluar më shumë se tre vjet që nga rrëzimi i shënuar në 2008-2009, por ekonomia dhe tregtia botërore mbeten të brishta. Ngadalësimi i mëtejshëm që pritet për këtë vit tregon se rreziqet për një përkeqësim të shkëmbimeve tregtare mbeten të larta. Nuk kemi dalë ende nga tuneli, komenton drejtori i përgjithshëm i Organizatës botërore të tregtisë, Pascal Lamy. Sipas OBT shkaqet e rënies së shkëmbimeve tregtare janë të ndryshme, mes të cilave kriza e borxhit sovran në Europë. Në vitin 2011 vlera në dollarë e tregtisë botërore të mallrave është rritur në realitet me 19% në kuotën e 18.200 miliardë, duke tejkaluar rënien e 2008-ës në 16.1 miiardë dollarë, por gjithsesi sipas organizatës kjo rritje ka ardhë si pasojë e shtimit të cmimeve të lëndëve të para. Për OBT të dhënat e fundit mbi prodhimin tregojnë se Europa mund të jetë në recesion dhe se Kina mund të shënojë një rritje më të ngadaltë gjatë 2012-ës. Ndërkohë që janë përmirësuar perspektivat ekonomike për SHBA dhe Japoninë, falë tregut të punës dhe porositjeve të sektorit industrial.