OPEC Kerkesa boterore per nafte e pandryshuar

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë ka mbajtur të pandryshuara për të dytin muaj me radhë parashikimet mbi kërkesën botërore të naftës për 2012-ës. Sipas Agjencisë, kërkesa do të rritet me 0,9% kundrejt vitit të kaluar në 89,9 milionë fuci në dite. Në raportin e saj mujor agjencia ndërkombëtare e Energjisë, ku përfshihen vendet më të industrializuara, parashikon se presionet në treg kanë rënë, cmimet e naftës kanë shënuar ulje krahasuar me muajin mars. Agjencia afirmon se kjo rënie ka ardhë nga faktorë të ndryshëm si shtimi i ofertës së OPEC, garancitë që ka dhënë Arabia Saudite në furnizimin me naftë, kërkesa e frenuar, spekulimet nga disa vende se mund tu drejtoheshin rezervave strategjike të vendeve të pasura apo edhe ecurisë së diskutimeve shumëpalëshe mbi programin bërthamor të Iranit. Gjithsesi agjencia shprehet se nuk mund të përjashtojë mundësinë që çmimet të vijojnë të mbeten të larta ashtu sikurse edhe pasiguritë gjeopolitike. Ngadalësimi i ekonomisë botërore do të jap efektet edhe mbi kërkesën globale për naftë. Gjithsesi OPEC, që përfshin vendet e kartelit të naftës, parashikon se kërkesa do të vijojë të rritet pavarësisht ritmeve më të ngadalta. OPEC vlerëson se për 2012-ën rritja e kërkesës ditore për naftë do të jetë në 900 mijë fuci, më pak se parashikimet e mëparshme në 1,3 milionë fuci. Përsa i përket kërkesës nga vendet e OPEC konfirmohet vlerësimi i mëparshëm me 30 milionë fuci nafte në ditë. Sipas OPEC, çmimet aktuale të naftës në nivele të larta nuk janë të justifikueshme nga bazat e tregut.