E Shtunë, 31 Tetor 2026

FNSH shpërndan protuestuesitRroshi transportohet në Tiranë

Të tjera rreth shkrimit VIDEO/ Policia shpërndan protestuesit me dhunë KAVAJE - Shënohet incidenti i radhës futbollin shqiptar.  Kryebashkiaku Elvis Rroshi për mës dy orë ka qëndruar në komisariatin e Kavajës pas incidentit në stadiumin e  Kavajës gjatë ndeshjes për Superligën mes ekipit të Tiranës- Besës. Sipas  lojtarëve të klubit të Tiranës pasditen e sotme kryetari i bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi, njëkohësisht edhe aksioner i klubit Besa ka ushtruar presion mbi lojtarët e klubit Tirana.  Reagimi i kryebashkiakut ka ardhur pas provokimit te trajnerit të Tiranës Nevil Dede. Kryebashkiaku Rroshi për disa orë është mbajtur në ambientet e drejtorisë së policisë.  Kjo ka ngjallur dhe irritimin e banorëve të cilët janë vendosur para polcisë për të protestuar.

(Foto: Gezim Resuli, protestuesi me plage)

ELVIS RROSHI SHOQEROHET DREJT TIRANES ME FURGONA TE BLINDUAR

Ora 21: 23 Dy furgona të blinduar kanë marrë Elvis Rroshin nga komisariati për ta nisur drejt Tiranës.

Rreth orës 21: 11 Policia e Kavajës me ndihmën e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë kanë shpërndarë protestuesit të cilët ishin mbledhur para komisariatit. Ka pasur edhe disa të arrestuar.
Banorët mbajnë në duar pankarta ku shkruhet Turp, turp. Korrespondenti i TVA1 REPORT informon se policia ka shpërndarë me dhunë protestuesit, madje ka përdorur edhe shkopinj gome.
 

20: 17 Korrespondenti i TV A1 REPORT Artur Korriku informon se aktualisht Elvis Rroshi ndodhet në komisariatin e policisë ku ka shkuar për të bërë kallzimin kundër Nevil Dedës për presion dhe provokim. Ndërkohë që para godinës së policisë dhjetra qytetarë po protestojnë duke kërkuar që Rroshi të lirohet.

Në këto moment asnjë nga zyrtarët e policies nuk ka thënë se Elvis Rroshi ndodhet në statusin e të ndaluarit apo të arrestuarit, ndërkohë që Plarent Ndreca avokati I Rroshit në një prononcim për median para komisariatit u shpreh se kërkonte të shikonte klientin e tij por nuk lihet nga policia.

INCIDENTI PASDITEN E SOTME
Sipas lojtarëve të klubit të Tiranës kryetari i bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi, njëkohësisht edhe aksioner i klubit Besa ka ushtruar presion mbi lojtarët e klubit Tirana.

Reagimi i kryebashkiakut ka ardhur pas provokimit te trajnerit të Tiranës Nevil Dede.

Ky i fundit pas perfundimit te pjeses se pare eshte kthyer nga tribuna ku ndodheshin perfaqesuesit socialist mes te cileve edhe Elvis Roshi. Pas këtij episodi, lojtarët e Tiranës kanë thënë se kryebashkiaku kavajas ka zbritur në dhomat e zhveshjes dhe ka pasur edhe përplasje fizike mes kryebashikakut dhe trajnerit të Tiranës.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e së dielës, gjate pushimit pas pjesës së parë të ndeshjes.  Po ashtu, një ditë më parë pas përfundimit të ndeshjes Gramsh –Mamurras, kreu i bashkisë së Gramshit, Dritan Bici, ka hyrë me gjithë automjetin e tij në fushën e futbollit duke shqyer rrjetat. Mësohet se policia ka ndërhyrë menjëherë duke e shoqëruar atë në komisariat.

(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›