E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

FOKUS – BE: Po vlerësojmë mundësinë e një takimi mes Trump-Von der Leyen

BRUKSEL, 24 prill /ATSH-ANSA/ – Po vlerësojmë mundësinë e takimit mes presidentes Ursula von der Leyen dhe presidentit amerikan Donald Trump edhe pse për momentin asgjë nuk është konfirmuar, deklaroi Paula Pinho, zëdhënësja e Komisionit Evropian.

“Fokusi kryesor i udhëtimit të Von der Leyen në Romë është në të vërtetë funerali i papa Françeskut”, shtoi ajo.

“Nëse lindin mundësi të tjera, përveç funeralit, atëherë ato, natyrisht, do të jenë të dobishme”, shtoi zëdhënësja.

Në këtë funeral do të marrë pjesë edhe presidenti amerikan, Donald Trump, i cili ishte ndër të parët që njoftoi një gjë të tillë./   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›