FOKUS – Çmimet e naftës ulen pak, pas një jave të paqëndrueshme

NJU JORK/LONDËR, 1 maj /ATSH-DPA/ – Çmimet e naftës u stabilizuan sot, pas një jave të paqëndrueshme, por niveli i përgjithshëm mbeti i lartë mes tensioneve të vazhdueshme mbi Ngushticën e Hormuzit.
Një fuçi nafte bruto Brent për dorëzim në korrik u tregtua me 110,81 dollarë të sot në mëngjes, pasi u mbyll pak mbi 111 dollarë të enjten në mbrëmje.
Çmimi i naftës bruto amerikane WTI për dorëzim në qershor ra me rreth 0,5% në 104,74 dollarë.
Kjo vjen pasi çmimi i naftës bruto Brent u rrit në mbi 126 dollarë për fuçi të enjten në atë që shënoi rritjen më të lartë në katër vjet, pasi presidenti i SHBA-së Donald Trump sinjalizoi se po shqyrtonte sulme të mëtejshme ndaj Iranit mes negociatave të bllokuara.
“Rënia e çmimeve shihet me kujdes, por kur çmimet rriten, shumë investitorë i bashkohen kësaj trendi”, tha Carl Larry, analist në firmën konsulente ”Enverus”, në lidhje me aktivitetin tregtar të ditëve të fundit.
Ndërsa java po i afrohet fundit, vëzhguesit i konsiderojnë vëllimet tregtare në tregun e naftës mjaft të ulëta.
Në shumë vende, tregjet financiare janë të mbyllura sot për shkak të Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve./ a.jor.