FOKUS – Franca konfirmon rastin e parë të Ebola-s

PARIS, 24 qershor /ATSH/- Franca ka konfirmuar rastin e parë të Ebola-s, te zbuluar te një mjek, i cili ishte kthyer nga një mision humanitar në Republikën Demokratike të Kongos, raportoi BBC.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, mjeku është shtruar menjëherë në një institucion të specializuar dhe ndodhet në gjendje të qëndrueshme.
Rasti vjen në një kohë kur në DR Kongo janë raportuar mbi 260 viktima dhe rreth 1 000 të infektuar nga shpërthimi i virusit, i cili dyshohet se ka qarkulluar disa për javë, përpara se të konfirmohej zyrtarisht.
Ky është rasti i parë i konfirmuar i Ebola-s në Evropë gjatë këtij shpërthimi, ndërsa më herët një mjek amerikan, që rezultoi pozitiv në DR Kongo ishte trajtuar në një spital në Gjermani.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmëruar se situata mund të përbëjë një nga shpërthimet më të mëdha të Ebola-s deri më tani.
Sipas saj, mungesa e një vaksine për variantin aktual e vështirëson kontrollin e përhapjes.
Autoritetet franceze kanë vendosur një sistem të posaçëm monitorimi për punonjësit humanitarë që kthehen nga DR Kongo, ndërsa po vazhdojnë përpjekjet për gjurmimin e kontakteve të rastit të konfirmuar. //a.i/