Rama: Kur del nga kuvlia e Bufit dhe shtiresh si flamingo në një teatër maskash

TIRANË, 24 qershor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama publikoi sot në rrjetet sociale një video ku shfaqet gazetari Shpend Gashi, i cili ka marrë pjesë në protestat e zhvilluara në Tiranë kundër investimit turistik të planifikuar në Zvërnec.
Videoja e publikuar përmban fragmente nga emisione televizive dhe dalje publike të Gashit, ku ai shfaqet në biseda me Berishën ku vlerëson figurën e tij, si dhe pamje nga pjesëmarrja e tij në protestat kundër projektit në Zvërnec.
“Kur del nga kuvlia e Bufit dhe shtiresh si flamingo në një teatër maskash…”, shkruan Rama krahas pamjeve.
/gj.m/