FOKUS – India dhe Pakistani shkëmbejnë sërish zjarr në Kashmir

NJU DELHI, 9 maj /ATSH-DPA/- Forcat indiane dhe pakistaneze janë përfshirë sëri në shkëmbime zjarresh në kufirin e tyre.
Ushtria indiane akuzoi sot Pakistanin për nisjen e sulmeve të shumëfishta duke përdorur dronë dhe municione të tjera përgjatë gjithë kufirit perëndimor.
“Dronët u zmbrapsën në mënyrë efektive”, shkroi sot ushtria në X, duke thënë se ishte dhënë një “përgjigje e përshtatshme” ndaj sulmeve.
Islamabadi nuk ka komentuar mbi incidentet e fundit.
Raportet e medias në Indi thanë se të paktën një grua ishte vrarë dhe katër civilë të tjerë ishin plagosur nga zjarri i artilerisë dje në mbrëmje – në pjesën e kufirit të Kashmirit – të administruar nga India.
Sulmet e fundit e çuan numrin e vdekjeve të civilëve në kufirin indiane në 17.
India tha se Pakistani kishte kryer sulme ajrore në Kashmirin e administruar nga India dhe në shtetin e Punjab dje në mbrëmje, duke mos shkaktuar viktima.
Pakistani i hodhi poshtë akuzat. Informacioni, fillimisht nuk mund të verifikohej në mënyrë të pavarur.
Përshkallëzimi alarmues i tensioneve midis dy fuqive bërthamore u shkaktua nga një sulm terrorist në Kashmirin e administruar nga India në prill, i cili shkaktoi vdekjen e 26 personave, kryesisht turistë indianë.
Nju Delhi akuzoi Islamabadin për përfshirje në sulm. Pakistani ka mohuar përfshirjen e tij dhe ka bërë thirrje për një hetim të pavarur.
Pakistani dhe India kontrollojnë pjesë të kufirit të Kashmirit, por të dyja vendet pretendojnë kontrollin e të gjithë Luginës së Kashmirit. //a.i/