E Enjte, 5 Nëntor 2026

FOKUS – Kolumbia i kërkon OKB-së dërgimin e trupave paqeruajtëse në Gaza

NJU JORK, 29 maj /ATSH-AA/ – Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro, i bëri thirrje OKB-së të marrë masa për dërgimin e paqeruajtësve në Rripin e Gazës.

Petro në postimin e tij në platformën e medias sociale X tha se “nuk ka alternativë tjetër përveç forcave paqeruajtëse të OKB-së në Rripin e Gazës. Kolumbia do të jetë pjesë e një force të tillë”.

Petro, i cili nga llogaria e tij personale citon lajmin që dënon Izraelin pas sulmit të ushtrisë izraelite në kampin e palestinezëve të zhvendosur në qytetin Rafah, ndan mbështetjen për Palestinën.

Në postimin e tij më 28 maj, Petro tha se “Izraeli vazhdon të bëjë masakra në Rafah”.

Më 3 maj, Kolumbia njoftoi se ka ndërprerë zyrtarisht marrëdhëniet diplomatike me Izraelin, duke përmendur sulmet e vazhdueshme kundër popullit palestinez në Gaza./   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›