E Martë, 3 Nëntor 2026

FOKUS – Ligjvënësit e BE kërkojnë përgatitjet për mbrojtje njësoj si në kohë lufte

BRUKSEL, 12 mars /ATSH-DPA/ – Ligjvënësit e Bashkimit Evropian thanë në një rezolutë jodetyruese se veprimet përgatitore për mbrojtjen duhet të jenë “si në kohë lufte” dhe bënë thirrje për më shumë ndihmë për Ukrainën.

”Evropa po përballet sot me kërcënimin më të thellë ushtarak ndaj integritetit të saj territorial që nga fundi i Luftës së Ftohtë”, thuhet në rezolutën, që u miratua me 419 vota kundër, 204 kundër dhe 46 abstenime.

Rezoluta e quajti Rusinë “kërcënimin më të rëndësishëm të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë për BE-në” dhe theksoi se si ”ndryshimi dramatik në politikat e SHBA-së për luftën në Ukrainë kishte nxitur shqetësimet e sigurisë në BE’’.

Rezoluta thoshte se ”BE duhet të jetë në gjendje të lëvizë shumë më shpejt përmes procedurave në rast lufte ose krizash të tjera të mëdha sigurie” dhe bëri thirrje për ”një shtyllë evropiane brenda NATO-s që mund të veprojë në mënyrë autonome nëse është e nevojshme”.

Anëtarët e Parlamentit Evropian kërkuan partneritete më të forta me partnerë me të njëjtin mendim dhe më pak varësi nga vendet joanëtare të BE-së për të garantuar sigurinë e vetë bllokut.

Lidhur me mbështetjen për Ukrainën, rezoluta u bën thirrje vendeve të BE-së, partnerëve ndërkombëtarë dhe anëtarëve të NATO-s “të heqin të gjitha kufizimet në përdorimin e sistemeve të armëve perëndimore të dorëzuara në Ukrainë kundër objektivave ushtarakë në territorin rus”./   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›