E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

FOKUS – Marrëveshja e mineraleve të rralla SHBA-Ukrainë nuk nënshkruhet, pas bisedimeve të furishme në Zyrën Ovale

UASHINGTON, 28 shkurt /ATSH-DPA/ – Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe presidenti i SHBA Donald Trump nuk nënshkruan një marrëveshje kornizë për aksesin në mineralet e rralla të Ukrainës, pas një takimi të tensionuar në Zyrën Ovale, tha sot Shtëpia e Bardhë.

Marrëveshja do t’i jepte Shteteve të Bashkuara akses në burimet minerare në Ukrainë, duke përfshirë ato të rralla.

Ajo ka qenë nën negociata për javë të tëra dhe të dy ishin vendosur të nënshkruanin sot dokumentin në Uashington.

Kievi shpresonte se marrëveshja do të siguronte mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së në zmbrapsjen e pushtimit rus, i cili ka vazhduar për më shumë se tre vjet, si dhe do ta nxiste Trump që të sigurojë garancitë e ardhshme të sigurisë për Ukrainën.

Por, një takim i tensionuar publik shpërtheu mes liderëve gjatë komenteve të para të takimit, të bëra para kamerave në Shtëpinë e Bardhë, duke çuar në ndërprerjen e bisedimeve dhe largimin e hershëm të Zelenskyt./  a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›