KIEV – Zelensky falënderon SHBA-në për vizitën, pas bisedës së tensionuar me Trump

KIEV, 28 shkurt /ATSH-AFP/ – Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky falënderoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe presidentin Donald Trump për vizitën e tij në Uashington, pas një debati të ashpër me presidentin amerikan në Shtëpinë e Bardhë duke siguruar se ai po “punonte” drejt një “paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme” në Ukrainë.
“Faleminderit Amerikë, faleminderit për mbështetjen, faleminderit për këtë vizitë. Faleminderit presidentit, Kongresit dhe popullit amerikan”, shkroi ai në X.
“Ukraina ka nevojë për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme dhe ne po punojmë për të”, shtoi ai në këtë mesazh të shkurtër./ a.jor.