E Hënë, 2 Nëntor 2026

FOKUS – Një specie e re grerëzash emërtohet sipas David Attenborough në 100-vjetorin e lindjes

LONDËR, 7 maj /ATSH-DPA/ – Një specie e re grerëzash është emërtuar sipas David Attenborough për të shënuar 100-vjetorin e tij.

Është specia më e fundit që emërtohet sipas ambientalistit të dashur, i cili feston nesër 100-vjetorin e lindjes.

Të tjera të emërtuara sipas tij përfshijnë një lule të egër, flutur, karkalec, dinosaur dhe karkalec fantazmë.

Muzeu Kombëtar i Historisë (NHM) i bëri homazh Attenborough duke e emëruar insektin vendas të liqeneve patagoniane të Kilit si Attenboroughnculus tau.

”Ekzemplari, i cili u mblodh në vitin 1984 në provincën Valdivia të Kilit, mund të jetë i vetmi dokument i ekzistencës së të gjithë specieve”, sipas NHM, dhe u gjet rastësisht katër dekada më vonë pasi dikush shikoi në një sirtar.

Muzeu tha se emërtimi është në njohje të “punës së jashtëzakonshme që Attenborough ka bërë për të na treguar mrekullinë dhe bukurinë e natyrës, por edhe për të frymëzuar breza shkencëtarësh për të ndjekur karriera në historinë natyrore”.

Kuratori kryesor i grerëzave në NHM, Gavin Broad, tha se ”ai ka pasur një ndikim të madh tek shumë prej nesh, dhe tek unë gjithashtu”.

”Kur isha i ri, ndoshta pesë ose gjashtë vjeç, më dhanë librin ‘Jeta në Tokë’. Në të ai përmend taksonomistët dhe atë që bëjnë ata, dhe unë u fiksova. Vendosa që në një moshë shumë të re se do të bëhesha taksonomist, falë David Attenborough, dhe çuditërisht përfundova si taksonomist. Kështu që do të shpërblej diçka”, theksoi ai.

Speci i përket një grupi grerëzash parazitare të njohura si ikenumonide, të cilat Broad tha se gjenden në të gjithë botën sepse ato përbëjnë pjesë të shpërndarjes së Gondwanës, duke iu referuar kohës kur kontinentet e Amerikës së Jugut, Antarktidës dhe Australisë ishin ende të lidhura me njëri-tjetrin në një superkontinent të njohur si Gondwana.

Kur u nda, gati 200 milionë vjet më parë, la popullata kafshësh dhe bimësh të shpërndara rastësisht në të gjithë Hemisferën Jugore.

Broad shtoi se ”ichneumonids ose grerëzat e Darvinit, gjenden në të gjithë botën”.

”Ekziston një numër i madh speciesh, por ato nuk janë specie veçanërisht të pasura në Kili dhe deri në pjesën jugore të Amerikës së Jugut. Por, ajo që është atje është vërtet interesante. Grerëza e vogël është pjesë e një nënfamiljeje të vogël të quajtur Pedunculinae, dhe këto duket se kanë ecur të izoluara në Kili që kur Gondwana u shpërbë. Të afërmit e tyre më të afërt janë tani në Australi. Këto grerëza tani janë vetëm një kladë e vogël australe, dhe ne nuk dimë shumë për to”, tha ai./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›