E Enjte, 5 Nëntor 2026

FOKUS – OKB: Izraeli urdhëron evakuimin e më shumë se 25% të Libanit

NJU JORK, 15 tetor /ATSH-ANSA/ – Izraeli ka lëshuar urdhra evakuimi që mbulojnë më shumë se një të katërtën e Libanit, deklaroi sot në një konferencë shtypi në Gjenevë drejtoresha për Lindjen e Mesme e Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR), Rema Jamous Imseis.

”Pjesa e territorit të vendit të shënjestruar aktualisht nga trupat e IDF bazohet në urdhrat e reja të evakuimit të Izraelit në 20 fshatra në Libanin jugor”, deklaroi Imseis.

“Njerëzit i dëgjojnë këto thirrje për t’u evakuuar dhe për të ikur pothuajse pa asgjë”, shtoi  ajo./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›