E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

FOKUS – Parlamenti i Armenisë voton pro anëtarësimit në BE

EREVAN, 12 shkurt /ATSH-DPA/ – Parlamenti armen miratoi në leximin e parë një projektligj për fillimin e procesit të pranimit në BE.

Mediet lokale raportuan se 63 anëtarë të parlamentit të vendit të Kaukazit Jugor e mbështetën masën, ndërsa shtatë votuan kundër.

Projektligji bazohet në një nismë popullore që ka mbledhur 60 000 nënshkrime në favor të saj.

Leximi i dytë është ende në vazhdim.

Qeveria e ish-republikës sovjetike prezantoi projektligjin në fillim të janarit.

Kryeministri properëndimor Nikol Pashinyan tha në atë kohë se ”Armenia mund të bëhet anëtare e BE-së vetëm nëse armenët votojnë pro në një referendum”.

Duke folur në seancë, politikani i opozitës Artur Khachatryan tha se propozimi ishte një bllof keqdashës me të cilin fraksioni qeverisës po rrezikonte politikën e jashtme të vendit.

”Vendi mund të përballet me një provë vendimtare”, tha ai, ”pasi njerëzit kanë frikë nga pasojat ekonomike, të tilla si rritja e çmimeve të gazit”.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov ka deklaruar tashmë se pranimi i Armenisë në BE do të ishte i papajtueshëm me anëtarësimin e vendit në Bashkimin Ekonomik Euroaziatik (EAEU)./ /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›