E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Manja: Shqipëria po ecën me hapa të sigurtë drejt BE-së

TIRANË, 12 shkurt/ATSH/ Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja vlerësoi takimin e 16-të të Nënkomitetit për Drejtësi, Liri dhe Siguri mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, ku u diskutuan zhvillimet e fundit pas hapjes së negociatave për Kapitullin 23: “Gjyqësori dhe të drejtat e njeriut”.

Manja vlerësoi se “Shqipëria po ecën me hapa të sigurtë drejt BE-së”.

“Komisioni Evropian vlerësoi përparimin e Shqipërisë duke theksuar rezultatet e arritura deri më tani në fushat që mbulon ky kapitull dhe theksoi rolin proaktiv që Ministria e Drejtësisë po luan në mirëkoordinimin dhe raportimin efektiv për realizimin e piketave të ndërmjetme”, u shpreh Manja.

Në këtë takim Ministria e Drejtësisë u përfaqësua nga zëvendësministri Tedi Dobi.

1 nga 9

/m.m/r.e/a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›