FOKUS – Ukraina: Nuk duam të pushtojmë territore ruse

BRUKSEL, 13 gusht /ATSH-DPA/ – Ukraina deklaroi se nuk dëshiron të pushtojë përgjithmonë territore ruse, që forcat e saj të armatosura morën gjatë ofensivës njëjavore në Kursk.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme ukrainase, Heorhii Tykhyi tha se ”Ukraina nuk ka nevojë për territor shtesë dhe i sheh përfitimet e saj si një mjet për negociatat e ardhshme të paqes”.
“Ne duam të mbrojmë jetën e njerëzve tanë”, theksoi zëdhënësi.
Tykhyi tha se operacioni kishte për qëllim parandalimin e sulmeve ruse në rajonin fqinj të Ukrainës, Sumy, ndërkohë që prishte logjistikën ruse për të parandaluar Moskën të vendoste trupa shtesë në linjat kryesore të frontit në rajonin Donetsk të Ukrainës.
“Sa më shpejt Rusia të pranojë të rivendosë një paqe të drejtë… aq më shpejt do të pushojnë sulmet e Forcave të Mbrojtjes të Ukrainës në territorin rus”, theksoi zëdhënësi, sipas medias ukrainase./ /os/