E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapitull i ri per Ballkanin - arrestimi i Mladicit dite e mire per drejtesine

Eumlshte nje dite e mire per drejtesine dhe fillimi i nje kapitulli te ri per historine e Ballkanit. Gjashtembedhjete vjet pas fundit te luftes ne Bosnje-Hercegovine me Ratko Mladicin u kap me ne fund nje nga figurat kyce te tmerreve te luftes kunder myslimaneve boshnjake dhe kroateve. U desh te kalonte shume kohe por per te afermit e viktimave te masakres se Srebrenices keta 16 vjet duken si nje minute trauma e Srebrenices ku u masakruan me shume se 8.000 meshkuj ka lene gjurme te thella. Per kete krim dhe per rrethimin prej tri vjetesh e gjysem te Sarajeves behet fajtor gjenerali Ratko Mladic. Me kapjen e tij dhe me rivleresimin ne perputhje me shtetin ligjor te fajit te tij eshte krijuar tani me ne fund edhe parakushti qe te afermit e viktimave te perjetojne satifaksion.

Cilat jane shkaqet qe i dyshuari si kriminel lufte u kap vetem pas kaq shume vitesh arrati Me ze te ulet kishte kohe qe thuhej se autoritetet e Serbise e njihnin vendin ku rrinte i fshehur ai. Keshtu ne Sarajeve thuhet qe qeveria e Beogradit vendosi ta arrestoje Mladicin sepse presioni nga Brukseli ndaj Serbise u be gjithnje e me i forte. Sepse bashkepunimi me Tribunalin Nderkombetar per Krimet e Luftes eshte nje parakusht i rendesishem per anetaresimin ne BE.

Kalkulimi i Tadicit

Presidenti i Serbise Boris Tadic kerkoi me te vertete si kunderpeshe per arrestimin e Tadicit anetaresimin e shpejte te Serbise ne Bashkimin Evropian. Partia e tij e ka humbur ne menyre drastike mbeshtetjen ne vend dhe i duhet te druhet per nje humbje te pushtetit ne zgjedhjet parlamentare ne pranveren e ardhshme. Me nje anetaresim ne BE i cili te afrohet Tadici shpreson te mbledhe pike ne politiken e brendshme. Por njekohesisht ai i futet edhe nje rreziku te konsiderueshem pas arrestimit te Radovan Karaxhicit ne vitin 2008 nje bashkeluftetari te Mladicit ne Serbi u shkaktuan trazira te konsiderueshme. Kete here Tadici shpreson se shpresa e ofruar per nje anetaresim ne BE do ti qetesoje gjakrat.

Per kete ere te mbare Tadici ka nevoje urgjente. Sepse me shume se gjysma e serbeve u shpreh para pak kohesh kunder nje dorezimi te Mladicit. Per ta ai eshte nje hero i popullit dhe jo kriminel lufte. Procesi gjyqesor kunder tij tani mund te ndihmoje per ti dhene fund kapitullit te fundit te erret ne historine e Serbise dhe te fqinjve te saj. Sepse historia clirohet nga mitet dhe e verteta mund te dale ne drite. Prandaj kjo dite eshte nje dite e mire per Serbine dhe per fqinjet e saj. Drejtesia nderkombetare ka mundesine te vertetoje edhe njehere tjeter per kriminelet e luftes nuk ka shpetim. Pavaresisht sa kohe te duhet derisa perndjekesit te kene sukses.

Autor Verica Spasovska

Redaktoi Esat Ahmeti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›