FOL: Po hetohet Bukoshi

Këto komente, drejtuesit e Lëvizjes ”Fol”, i bënë të hënën gjatë një konference për media, ku prezantuan raportin ”Monitoruesi i Prokurimit Publik”, i cili pasqyron parregullsitë ligjore të institucioneve qendrore, lokale dhe ndërmarrjeve publike, nga janari deri në dhjetor të vitit 2011.
Sipas tyre, ministritë kanë bërë shkelje të shumta ligjore në gjithsejtë 30 tenderë të ndryshëm, ku prinë Ministria e Drejtësisë, e cila ka bërë shkelje ligjore në 5 tender, pas saj janë Ministria e Administratës Publike, Ministria e Infrastrukturës dhe ajo e Kulturës me nga katër tender. Ndërkaq, Ministria e FSK-së dhe ajo e Bujqësisë me shkelje ligjore në nga tre tender, pastaj Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Zhvillimit Ekonomik me shkelje ligjore në dy tenderë. Kurse, ministritë me shkelje ligjore vetëm në një tender janë Ministria e Financave, ajo e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Diasporës.
Fol ka shpalosur shkeljet ligjore edhe në ndërmarrjet publike, ku prinë KEK-u me shkelje në gjashtë tenderë, kurse sa i përket komunave, prinë ajo e Suharekës me shkelje në katër tender.
Drejtuesit e Lëvizjes “Fol” po ashtu kanë njoftuar se kanë konfirmime zyrtare nga prokuroria se nën hetime është zëvendëskryeministri i Kosovës, Bujar Bukoshi, të cilit i kanë kërkuar të jap dorëheqje dhe shembullin e tij të japin edhe drejtuesit e tjerë të institucioneve, të cilët janë të korruptuar./Kosovapress/