Kroacia, partner strategjik i Kosovës në Bashkimin Evropian

“Zëvendëskryeministri Kuçi e ka falënderuar Republikën e Kroacisë për tërë angazhimin dhe kontributin e dhënë për shtetin e Kosovës, ndërsa ka potencuar se pas anëtarësimit të këtij vendi në BE, Kosova do ta ketë edhe një partner të fuqishëm strategjik brenda familjes së madhe evropiane. Përvojat e shtetit kroat do te jenë udhërrëfyese dhe do të vlejnë si parim kyç për rrugën e Kosovës drejt integrimeve evropiane.
Nga ana e tij, presidenti Mesiç vlerësoi lartë angazhimin e Qeverisë së Kosovës drejt konsolidimit dhe reformave shtetërore dhe bëri thirrje që 5 shtetet e BE, të cilat nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës, ta bëjnë sa më parë këtë, meqenëse kjo është rruga e vetme, pasi që Kosova si pjesë konstituente e ish-Federatës së Jugosllavisë, kishte dhe ka të drejtën absolute për të qenë sovrane dhe e mëvetësishme.
Presidenti Mesiç, duke folur për zhvillimet e fundit, ndër te tjera tha se, Kosova e ka të ardhmen e sigurt në BE, dhe bisedimet që po zhvillohen janë kontribut i fuqishëm për avancimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Ministria e Drejtësisë.