E Shtunë, 31 Tetor 2026

FOTO LAJM: Dalin imazhet e Gadafit duke luajtur me nipër e mbesa. Njësoj si Gadafi ynë

Tani kur diskutimi për fatin e Gadafit është më i madh se kurrë, në media është shfaqur një video dhe disa imazhe të liderit libian duke u argëtuar me nipin e mbesën e tij. Diktatori shfaqet si një gjysh i dhembshur, duke u argëtuar me fëmijët. Në një moment, Gadafi i tregon gishtin vajzës si një armë imagjinare dhe i thotë: Ne do të vrasim nëse ti je një fantazëm.

Gjatë lojës, ai e pyet vajzën e vogël A jam i ëmbël dhe i afrohet për një përqafim. Ajo duke luajtur i përgjigjet: Jo.

Ndërkohë, pamjet e tilla propagandistike të kujtojnë kur në përfundim të zgjedhjeve lokale, kryeministri ynë dërgonte njoftim për shtyp se si ai po argëtohej me nipërit e mbesat. Pas një muaji të lodhshëm, i përfshirë në një fushatë intensive elektorale në të gjithë vendin, Kryeministri, padyshim duke shfrytëzuar edhe heshtjen zgjedhore të kësaj dite, i është gëzuar familjes, ku sëbashku me bashkëshorten, zonjën Liri Berisha, vajzën Argitën, bashkëshorten e djalit Shkëlzenit, dhe nipërit e mbesat ku nuk mungonte as më i vogli Arti. Por duket se gjyshi i tyre ishte ai që e shijoi më shumë këtë moment, për të cilin kalimi i herëpashershëm i fundjavave në natyrë me nipërit e mbesat mbetet aktiviteti më i preferuar, thuhej në njoftimin qesharak të kryeministrisë.

Sa i përket videos së Gadafit, ka dyshime se ajo është xhiruar në vitin 2005.

Gadafi me mbesën

Gadafi me nipin e mbesën

Gadafi duke ngrënë me nipin e mbesën

Berisha duke u çlodhur me mbesat

Berisha çlodhet pasi ka vënë për vije zgjedhjet

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›