E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të përgënjeshtrosh lajmin pa e publikuar atë!

Është e çuditshme, por vetëm në mediat shqiptare ndodh që të jepet përgënjeshtrimi pa u dhënë lajmi.

Kjo gjë ka ndodhur edhe me rastin e përgënjeshtrimit të kabllogramit të Wikileaks nga ana e Luan Hoxhës, ku ai citohej nga ana e ish-ambasadorit amerikan të kishte thënë se është kërcënuar nga Shkëlzen Berisha.

Lajmi ka mbi një javë që ka dalë dhe është publikuar nga shumë pak media në vend, teksa mediat qeveritare kanë heshtur, duke mos e transmetuar atë.

Por, sot ato kanë qenë të parat që kanë dhënë përgënjeshtrimin e Luan Hoxhës, që mohonte të jetë kërcënuar nga ana e Shkëlzen Berishës.

Panorama, News 24, Balkanweb etj, kanë nxituar që të publikojnë deklaratën e Hoxhës, ndërsa kishin heshtur për lajmin e kërcënimit të tij nga djali i kryeministrit.

Kjo nuk është hera e parë në fakt që ndodh me mediat shqiptare, pasi raste të tilla ka pafund.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›