E Diel, 1 Nëntor 2026

TemA TV/ Berisha: U gëzova kur Rama tha se do dëgjoj këshillat e gruas, por ai dëgjon vetëm Koçon (VIDEO)

gjyshi me antioplumbKryeministri Berisha u kërkoi ish-të përndjekurve politikë të bëhen të duruar dhe të mos humbasin shpresat për të marrë dëmshpërblimin e viteve të burgut.

Në 2017 besojmë se do të përfundojë dëmshpërblimi i ish-të përndjekurve politikë, e di që është bërë me ngadalë, por ju siguroj se është procesi më i drejtë, tha Berisha gjatë bashkëbisedimit me banorë të njësisë numër 5 në Tiranë.

Më pas ai akuzoi Edi Ramën se po kërcënon kompanitë e huaja që kanë investuar në Shqipëri.

Rama kërkon që investitorët e huaj të largohen. Ky është një piktor i dështuar, nuk ka koncept ekonomik. Për t’u bindur për këtë, ju pyesni çdo ekonomist që njihni. Aq sa duket e pavarur nga politika, aq është e varur është ekonomia nga politika. Ky qëndrim i vjen nga Koço Kokëdhima. U gëzova kur tha se do të dëgjonte këshilla nga e shoqja, se ajo njeh privatizimet, por ai njeh vetëm Koçon dhe vetëm atë dëgjon, u shpreh kryeministri.

Ai premtoi se në Tiranë do të fillojë ndërtimi i Bulevardit të ri, Lumi i Tiranës do të rikonceptohet dhe do të shtohen hapësirat e gjelbra.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›