E Diel, 1 Nëntor 2026

FOTO LAJM: Edhe pse Europa i ka sytë mbi të, miku i Berishës nuk ndalet së dhunuari

Share

Në fund të majit regjimi autoritar i Ilham Alijevit në Azerbajxhan do të organizojë festivalin evropian të këngës. Sytë e medias perëndimore janë përqendruar mbi Baku, ku po punohet ditë e natë për të paraqitur në sytë e botës një vend ndryshe.

Por nuk është e mundur të sjellësh një fasadë përpara njerëzve. Të martën Human Rights Watch dhe Reporterët pa Kufij thanë se gjendja e të drejtave të njeriut në atë vend është përkeqësuar ndjeshëm. Ndërkohë sot mediat perëndimore kanë qenë dëshmitare të dhunës barbare mbi një reporter, dhunë që për pak sa nuk i mori jetën.

Gazetari azer, Idrak Abasov, po raportonte nga një vend pak minuta larg kryeqytetit Baku, ku banorët po zhvendoseshin me dhunë nga një kompani nafte. Atyre iu ishin prishur shtëpitë pa urdhër gjykate dhe mbi ta ishte ushtruar dhunë. Pre e dhunës ra edhe gazetari. Revista gjermane Der Spiegel e kishte kryelajm këtë ngjarje. U nisën për të raportuar për një festë dhe gjetën dhunën e regjimit autoritar.

Gazetari Abasov për më tepër edhe kur shkoi në klinikë mori një trajtim minimal. Ai është themeluesi i një Instituti për Lirinë dhe Sigurinë e Reporterëve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›