E Diel, 1 Nëntor 2026

Kreu i Arsimit në Durrës: Fitoja 350 euro në ditë, por më kanë tërhequr zvarrë për të më bërë drejtor!

Share

Nga Artur Llana

Ish nëndrejtori i shkollës Olsi Lasku në Durrës, Xhevahir Gradica ka pasur kurajon qytetare që të denoncojë marifetet dhe intrigat që janë bërë në emër të reformës nga një njeri që erdhi po në emër të saj. Ik atje ku të themi ne dhe mbyll gojën, ky është thelbi i reformës arsimore që po kryen DAR dhe drejtori i saj, Filip Gjonçi. Këto fjalë kanë dalë pikërisht nga goja e drejtorit të arsimit kur ka hequr nga puna nëndrejtorin dhe mësuesin me eksperiencë, Xhevahir Gradica. Të thuash që kjo është skandal, turp apo faqja e zezë është pak dhe është pikërisht ky skandal që ka irrituar një komunitet të tërë nxënësish të shkollës Olsi Lasku. Gradica ka punuar me përkushtim e pasion nga mëngjesi në darkë çdo ditë pa njohur ditë pushimi. Ai ka qenë një nëndrejtor dhe mësues që ka ngritur zërin gjithmonë për problematikat e arsimit. Ai ka vënë në dijeni jo vetëm DAR e Durrësit, por edhe Ministrinë madje edhe vetë kryeministrin Berisha për të gjitha problematikat e arsimit në Durrës, por e vetmja përgjigje që mori ishte Ik nga puna dhe mbyll gojën.

Tepër të irrituar nga ky skandal të nxënësit maturantë të shkollës Olsi Lasku nuk kanë pranuar të futen në mësim për një javë rresht duke kërkuar që të rikthehet në detyrë mësuesi Gradica. Ata i kanë drejtuar një peticion DAR-it të Durrësit dhe kanë vënë në dijeni Ministrinë e Arsimit, madje kanë njoftuar edhe kryeministrin duke denoncuar këtë rast si dhe duke kërkuar rikthimin e mësuesit të tyre. Por nxënësit jo vetëm që nuk kanë marrë përgjigje, por as nuk janë pritur në takim nga drejtuesit e arsimit në Durrës, madje u është kërkuar që të futen në mësim duke u bërë edhe presione. Shkarkimi fare pa motiv i mësuesit Gradica dhe dërgimi i tij në një shkollë 9 vjeçare në një kohë që ky arsimtar është i kualifikuar për shkollë të mesme, madje jep mësim në shkolla të mesme prej 25 vitesh, është një histori e gjatë e nisur që nga paraardhësja e Gjonçit, e cila ishte Mira Bllani. Ajo ka tentuar të shkarkojë Gradicën, por meqenëse nuk arriti këtë gjë e realizoi Gjonçi dhe arsyeja e vetme e shkarkimit të këtij mësuesi është që ai ishte i ndershëm. Rasti i z. Gradica është një nga rastet më flagrante dhe nuk është i vetmi, por nga biseda e mëposhtme lexuesi do ta bëjë vetë konkluzionin.

(Biseda e incizuar mes drejtorit të DAR, Filip Gjonçi, dhe Xhevahir Gradicës me datë 2 prill 2012)

Filipi  -Më pëlqeu shkrimi që kishe bërë këtë javë në gazetë.

Xhevahiri  -E dini se për kë bëhet fjalë? Është mësues në këtë shkollë. Quhet Agim Hasani. Ai dhe dy prindërit e tij kanë 98 vite internim në kampet e regjimit komunist pa përfshirë këtu pushkatimin e xhaxhait dhe të gjyshit vetëm për shkak se ishin familje patriotike dhe antikomuniste. Hasani ka mbarur në demokraci shkollën e lartë dhe në diplomë e ka të cilësuar mësues për shkollën e mesme. Mira Bllani, që ti e ke zëvendësuar, e largoi nga puna. Jo pak, por plot një muaj u end për të kërkuar të drejtën e për tu rikthyer në arsim. Është histori e gjatë. Do i vijë rasti ta mësosh më hollë. Vetëm ultimatumi i Simon Mirakës, kreut të shoqatës së të përndjekurve politik të Shqipërisë, e riktheu në punë. Si ky mësues janë goditur edhe shumë të tjerë. Ishte strategji e Bllanit dhe klanit të saj. Më vjen shumë mirë që ti e paske lexuar shkrimin. Nejse. Një javë para se të botoja këtë shkrim, unë kam përgatitur një material të zgjeruar për arsimin. Besoj se e ke lexuar.

Filipi -Jo, nuk e di se për çfarë bëhet fjalë.

Xhevahiri -Ju e dini shumë mirë. U kanë telefonuar dhe ua kanë bërë të qartë fije për pe shkrimin tim, asokohe të pabotuar, dhe ju, së bashku, keni përpiluar edhe reagimin, reagim që gazeta e ka botuar pa ndryshim. Nuk kishte të bënte asgjë me ty pasi ti kishe vetëm pak muaj që drejtoje arsimin. Madje në princip as edhe me arsimin në Durrës. Nga halli e kanë bërë personat që kanë nxituar të të tregojnë se sa shumë të duan. Njëri ka gruan mësuese dhe tjetri merr rrogë në arsim. Meqë nuk e ke lexuar po ta jap unë një kopje, e kam në zyrë.

Filipi -Jo, nuk e dua.

Xhevahiri - Pra nuk ke asnjë pikë interesimi për ta parë se çështë shkruar dhe cili ka qenë reagimi yt. Çdo të thotë kjo?

Filipi -Sot kam ardhur të komunikoj se ne si DAR kemi nisur një reformë. Ti dhe drejtori i shkollës do të lëvizni. Kemi gjetur mirëkuptimin e drejtorit.

Xhevahiri -Kam dhjetë ditë që e dëgjoj gjithandej: në korridorin e shkollës, në autobus mes nxënësve, në lokal, nga prindër. Ngaqë nuk ishte hera e parë që emri im lakohej për lëvizje, mendova se është sajesë e njerëzve të liq. Shteti ka vendosur dispozita, udhëzime e rregulla për raste të tilla. Një ditë të shtunë, teksa kisha përfunduar konsultën me nxënës të klasës së 12, disa nxënës me vinë në zyrë e më thonë se Mira Bllani u kishte thënë çshkoni në konsultë me atë, ne e kemi hequr. Ajo nuk punon në arsim. Iku pasi e katranosi arsimin. Nxënësit e kishin dëgjuar dhe fjala kishte kaluar gojë më gojë. Reformë ti quan lëvizjen, transferimin dhe këtë ke vendosur ta nisësh këtu, tek shkolla jonë, në Shkozet dhe pikërisht me mua. Ti paske marrë vendimin dhe vjen për të ma komunikuar pa më thërritur fare, pa e diskutuar më parë. Kam të drejtën time të mësoj së pari se cili është motivi dhe së dyti se ku do të vijoj të punoj.

Filipi -Motivin ua thashë. Kemi nisur reformë, do të largojmë një nga një të gjithë drejtuesit.

Xhevahiri -E kapërcyet reformën në administratën e DAR-së, nuk u ndalët as tek ata që kanë vite e vite pa lëvizur. Erdhe e më gjete mua. Jam i sigurt se nuk qe rastësi. Diçka e madhe u mundon.

Filipi -Unë po të tregohem i sinqertë dhe duhet të më besosh.

Xhevahiri  -Këtu vetëm sinqeritet nuk ka dhe për këtë jam i bindur. Duhet të tregoni motivin që u ka shtyrë. Ti nuk ke bërë asnjë kontroll e vëzhgim të punës sime, nuk ke parë as dokumentacionin për të arrirë në bindjen se reforma duhet të nisë tek unë. Ka diçka më shumë, ka një tjetër shtysë e motiv. Më gjete mua që vij në punë në ora 7.15 dhe largohem në ora 18, 19 të mbrëmjes nga shkolla duke ndjekur procesin në shkollën e ditës, të mbrëmjes dhe korrespondencës. Erdhe drejt e tek unë që nuk jam pajtuar kurrë me abuzimet, shkeljet, shpërdorimet, vjedhjet, madje i kam denoncuar në DAR dhe MASH. Ti e di shumë mirë që së fundi unë kam bërë një informacion lidhur me problematikën shumë serioze në këtë shkollë dhe ua kam dërguar me e-mail si ju edhe MASH. Ti dhe MASH keni reaguar shumë keq. Më ke tundur ca shkresa para syve për të më frikësuar. Nuk e pate kurrë kurajon për të ballafaquar ato shkresa që shkruhen tinëzisht. Edhe ata që kanë qenë para teje nuk e kanë marrë kurrë guximin për të bërë qoftë një ballafaqim. Ka ardhur koha të flasim shkoqur. Cilët fshihen pas tendenc

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›