PD: Rama vajton për interkonjeksionin se i prishëm planet. Ligji slejon shpalljen fituese të kompanisë kroate
Partia Demokratike ka reaguar përmes zëdhënëses së saj pas deklaratave të kryetarit të PS, Edi Rama për skandalin e linjës së interkonjeksionit. Rama kishte deklaruar se fituesi i tenderit po ndryshohet qëllimisht. Zëdhënësja e PD, Silvi Bardhi, tha se ligji nuk e lejon që të shpallet fituese një kompani me ofertën më të madhe. Ajo përsëriti se Rama ka interesat e veta në këtë projekt.
Përsëri zoti Rama sot derdhi lot para mediave se përse OST në tenderin për ndërtimin e linjës së interkonjeksionit Tiranë Prishtinë nuk shpalli fituese firmën që kërkoi 36 milionë Euro për ndërtimin e saj por shpalli tjetrën që kërkoi 27 milionë euro apo 30 % më pak se e para dhe duke kursyer mbi 10 milionë dollarë nga borxhi i taksapaguesve shqiptarë. Edhe një herë sqarojmë z.Rama se ligjet e vendit nuk lejojnë shpalljen fituese të një kompanie me ofertë mbi 10 milionë dollarë më të shtrenjtë se kompania tjetër. Insistimi dhe avokatia që i bën çdo ditë këtij problemi së bashku me Zërin e Popullit dhe simotrat e saj, fakton se duket se je goditur rëndë personalisht nga vendimi i drejtë dhe ligjor i OST-së. Zoti Rama të gjithë shqiptarët e dinë mirë se këtu bëhet fjalë jo për ndërtimin apo mosndërtimin e linjës së interkonjeksionit, por për shpalljen fituese të kompanisë që ka ofertën më të mirë duke iu kursyer qytetarëve shqiptarë së paku 1 miliardë e dyqind milionë lek nga borxhi i tyre për të cilin ti bërtet çdo ditë. Duket qartë zoti Rama se me këtë patriotizmin tënd të xhepit ky vendim që kursen 30 % të shumës për ndërtimin e linjës, të ka prishur shumë plane ty, thuhet në deklaratën e PD.