E Diel, 1 Nëntor 2026

FOTO LAJM/ Gjeni sa herë e ka inauguruar Berisha nisjen e punimeve për kaskadën e Devollit

Kryeministri Sali Berisha ishte sot i pranishëm në ceremoninë e fillimit të punimeve për kaskadën e Devollit.

Katër vjet më parë Berisha pati inauguruar pikërisht në këtë kohë këtë projekt.

Para pak javësh u bë e ditur se një nga investitorët strategjikë, EVN e Austrisë, ishte tërhequr nga projekti.

Sot Berisha doli prapë për të prerë një shirit inaugurimi.

Partia Socialiste ka ironizuar me këtë inaugurim.

Kryeministri në ikje inauguroi sot fillimin e punimeve parapërgatitore për fillimin e punimeve të HEC-it të Banjës! Fillimin e fillimit të fillimit të fillimit… Quiz-i i sotëm është: Sa herë e ka inauguruar inaugurimin e fillimit të punimeve për HEC e Banjës Kryeministri?, shkruhet në faqen FB të PS./ep

Devolli

Inaugurimi i vitit 2013

Inaugurimi i vitit 2013

Inaugurimi i vitit 2009

Inaugurimi i vitit 2009

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›