E Diel, 1 Nëntor 2026

Rebeli sirian i ha zemrën ushtarit, ndërsa Perëndimi ngre dyshime për ta (VIDEO)

siria(VIDEO ME PERMBAJTJE SHQETESUESE)

Një video është postuar në internet ku duket një rebel sirian duke i hapur gjoksin dhe duke i nxjerrë zemrën një ushtari.

Më pas rebeli i ha zemrën atij. Dyshohet se rebeli është Abu Sakkar, themelues i brigadës Farouq.

Pasi i nxjerr zemrën, ai i drejtohet kamerës dhe thotë: Betohem në Zot se do u hamë zemrat dhe mëlçitë, ju ushtarëve të Bashar qenit.

Organizatat e të drejtave të njeriut thonë se është krim lufte masakrimi i trupit të armikut.

Por frika më e madhe është se ata që quhen opozitë në Siri, dhe që po luftojnë kundër Assad, janë një përzierje e frikshme me terroristë dhe ekstremistë.

Ndërkohë kryeministri britanik, David Cameron ka ndërmarrë një seri takimesh me liderët e SHBA dhe të Rusisë, për të diskutuar mundësinë e një ndërhyrje ushtarake në Siri.

Qëllimi është që të identifikohet fillimisht një opozitë e vërtetë, që do e çojë vendin drejt lirisë dhe demokracisë./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›