FOTO LAJM/ Ja kush është njeriu i Bllokut!
Edhe në këtë fushatë zgjedhore, Sali Berisha u hoq si antikomunist, duke sulmuar kundërshtarin, të cilin e etiketon si bllokmen.
Por se kush është bllokmeni, e tregon kjo foto e vitit 1987, publikuar nga Dita.
Aty shihet Sali Berisha gjatë pushimeve në vilat qeveritare në Vlorë, përkrah Simon Stefanit.
Ndërsa Shekulli sjell kujtimet e një dëshmitari të asaj kohe, Naim Saraçit, që ka qenë shoqërues i Hysni Kapos, Simon Stefanit, Ramiz Alisë dhe më pas Fatos Nanos.
Doktor Berisha vinte për të plotësuar numrin e mjekëve të rojes në këtë klinikë, por gjatë këtyre viteve, asnjëherë nuk ka qenë stabël pranë udhëheqjes së atëhershme.
Nga çkuptoja dhe dëgjoja, atij ia kishte ënda të ishte mjek stabël me ndonjë nga udhëheqësit kryesorë të atëhershëm, të Hysni Kapos dhe Enver Hoxhës.
E merrnim me vete, sidomos në Vlorë, në vilën 1, ku dublonte mjekun Dine Abazi për ndonjë proces gjimnastikor të zemrës së Hysniut.
Na qëllonte shpesh, kur ishim me shërbime të tilla në Vlorë, që ne të tre, Dinja, unë dhe Saliu, duke ecur në shëtitore pas Hysniut, bisedonim për probleme të ndryshme. Përgjatë këtyre shëtitjeve Berisha fliste për të gjitha fushat, fliste për transportin, shëndetësinë, arsimin dhe fusha të tjera që nuk kishin lidhje me profesionin e tij.
Ne të dy nuk flisnim. Ndërsa Hysniu, kur e kuptonte se ligjëratat e pafund të Saliut po e bezdisnin, i jepte gazetat për ti lexuar.
Ai ishte tip i futur. Mua më thoshin: Naim bëj kujdes nga ky. Fjalia ishte: bëj kujdes për Hysni Kapon nga ky njeri. Nga ana tjetër ishte njeri shumë i mbyllur. Rrinte i vetmuar. Nëse ne të tjerët e kishim një bazë ai rrinte veç. Studionte çështë e vërteta, por rrinte i vetmuar.
Ka qenë një njeri i humbur. Të djeg thëngjilli? Po! Kështu ka qenë ai, thëngjill i mbuluar! Çdo gjë që është bërë nga ana e tij sot, është bërë për të fituar ai vetë se bashku me gomarët që ka nga pas, vijon rrëfimin Saraçi./ep