Raporti: PD, më shumë shpenzime se PS në këtë fushatë elektorale
Lëvizja Mjaft ka publikuar sot një raport mbi monitorimin e shpenzimeve të partive politike gjatë fushatës elektorale të vitit 2013.
Partia Demokratike ka relizuar gjatë kësaj fushate 25 spote publicitare, Partia Socialiste 10 të tilla, ndërsa LSI 2 spote elektorale.
Spotet e PD-së janë shfaqur rreth 2000 herë, të PS-së rreth 1600 herë, ndërsa të LSI-së rreth 1700 herë. Të përkthyera në orë rezulton se spotet e PD-së kanë konsumuar 26 orë, të PS-së- 17 orë, ndërsa të LSI-së 15 orë.
Shpenzimet në lekë për këto spote rezultojnë të tilla: PD reth 120 milion lekë, PS 80 milion lekë dhe LSI rreth 60 milion lekë.
Ashtu siç është ngritur zëri vazhdimisht në media për një lëshim të dorës nga ana e Partisë Demokratike në këtë fushatë , këtë e dëshmojnë edhe shifrat, të cilat konstatojnë se PD ka financuar dyfishin e PS-së, me 15 spote më shumë, ka konsumuar 9 orë më shumë se PS për bindje, dhe relativish ka paguar një kosto rreth 40 milion lekë më shumë.
Televizioni ABC News ka transmetuar 7 orë spote të PD-së, Top Chanel rreth 2 orë , ndërsa Klan TV mbi katër orë, ndërkohë që ka paguar 35 milion lekë Klanin, rreth 10 milion Top Channel dhe ABC News.
Edhe spotet e PS-së janë transmetuar mbi 4 orë në ABC News, 1.5 orë në Top Channel dhe mbi dy orë në TV Klan. PS ka paguar mbi 20 milion lekë te TV Klan, mbi 15 milion lekë te Top Chanel dhe mbi 5 milion lekë tek ABC News.
Sipas raportit, rezulton se dy forcat më të reja, AK dhe FRD, kanë zaptuar më shumë kohë me spotet e tyre në News 24.
Gjatë kësaj fushate nga PD janë kryer 85 koncerte, 91 takime dhe 55 inaugurime.
PS ka bërë 56 koncerte, 112 takime dhe 0 inaugurime.
LSI ka bërë 27 koncerte, 31 takime dhe 0 inaugurime.
Totali i shpenzimeve për produktet elektorale, ku përfshihen zyra elektorale, flamuj, billboard, banera, postera etj, për PD rezulton një faturë prej 130.594.828 lekë.
Fatura e PS-së është 93.484.020 lekë.