E Shtunë, 31 Tetor 2026

FOTO LAJM: Ja takimi mes Berishës dhe Klinton

Share

Kjo është fotoja që ka shpërndarë kryeministria për takimin e Sali Berishës me Sekretaren e Shtetit, Hillari Klinton. Natyrisht është një shtrëngim duarsh, siç do bënte Klinton me të gjithë të pranishmit aty. Në të vërtetë janë pamjet e agjencisë Reuters, prej nga janë shkëputur këto çaste, të cilat tani po qarkullojnë si takim i Berishës me Klinton. Reuters ka transmetuar kronikën kur Klinton futet në sallë dhe u jep dorën të gjithë të pranishmëve për të shkuar më pas në podium ku ka mbajtur një fjalim. Prej rrugës nga dera deri në podium ka zhvilluar me dhjetëra takime, që në total kanë zgjatur diçka më shumë se 1 minutë. Mes tyre ka qenë takimi me Berishën.

Më poshtë është njoftimi i kryeministrisë për këtë takim. Megjithatë duket se diçka Klinton i ka thënë Berishës, por vetëm për një çast. Kështu Berisha pati takuar edhe Sarkozinë para disa kohësh.

Njoftimi i kryeministrisë

Në punimet e paradites të Konferencës së 48 të Sigurisë, e cila po mbahet në Mynih, u diskutua mbi “Ndertimin e nje komuniteti të sigurise euroatlantike, mbi Ameriken Evropen dhe Ngritjen e Azisë si dhe mbi krizën financiare dhe konseguencat e saj per sigurine Nderkombetare. Ne keto sesione mbajten falime Sekretarja Amerikane e Shtetit Hilary Clinton, Sekretari i Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara Leon Panetta si dhe sekretari i NATO-së Anders Fogh Rassmusen etj. Kryeministri Berisha u takua me sekretaren amerikane te shtetit Hillary Clinton.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›