E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusia e Kina bllokojnë rezolutën për Sirinë

Share

Një rezolutë e mbështetur nga vendet arabe dhe ato perëndimore është bllokuar në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Rusia dhe Kina kanë vendosur veton ndaj rezolutës që dënonte shtypjen e dhunshme në Siri.

Dy anëtarët e përhershëm të Këshillit kanë hedhur poshtë rezolutën pavarësisht se presidenti amerikan Barack Obama ka dënuar ashpër dhunën. Sipas BBC, votimi vjen pak orë pasi aktivistët akuzojnë forcat e sigurisë në Siri se kanë vrarë së paku 55 persona në qytetin Homs.

Presidenti Obama tha se një sulm i tillë të linte pa fjalë.

Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, pati kritikuar draftin duke thënë se në të flitet vetëm për presidentin Bashar Al Assad dhe nuk kërkohet asnjë masë kundër grupeve të armatosura të opozitës.

Amendimet e Rusisë në këtë draft- rezolutë ishin cilësuar si të papranueshme nga ambasadorja amerikane në OKB, Susan Rice.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›