Makina rrëshket në akull, përplas për vdekje të riun

Foto nga rrugët e Korçës
KORÇE- Një makinë doli nga rruga për shkak të akullit duke i marrë jetën një kalimtari të rastësishëm dhe duke plagosur 3 persona të tjerë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e së shtunës në hyrje të qytetit të Korçës.
Sipas policisë, mësohet se viktimë e aksidentit ka mbetur Aldi Dervishi, 28 vjeç. Plagë të lehta kanë marrë tre personat të tjerë, Elton Kujtimi, Elinda Kujtimi dhe Larta Xhani.
Korça është qyteti, i cili është prekur më së shumti nga temperaturat e ulta dhe reshjet e dëborës gjatë ditëve të fundit. Si pasojë e temperaturave të ulta rrugët e qytetit dhe rrethinave kanë ngrirë, duke u bërë kështu shkak për aksidente.
Policia ka lajmëruar gjatë gjithë këtyre ditëve për kujdes dhe paisjen e makinave më zinxhirë për shkak të vështirësive të krijuara nga akulli dhe dëbora.
Gjendja e rrugëve në qarkun Korçë, sipas policisë;
1. aksi rrugor Kapshticë -Korçë Qafë Thanë i kalueshëm pa zinxhirë,
2. aksi rrugor Korçë Boboshticë Dardhë dhe aksi rrugor Korçë
Voskopojë janë të kalueshme me zinxhirë me veshtirësi,
3. aksi Korçë Ersekë Leskovik kalohet me zinxhirë me veshtërsi,
Temperaturat janë më të larta sot dhe reshjet e shiut dhe dëborës me
më pak intensitet, po punohet në vazhdimësi me entin pronar të
rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset
rrugore.