Një 40-vjeçar kërcënon se do hidhet nga 100 metra lartësi
Një persona kërcënon se do të hidhet nga një ndërtesë me shumë kate në qendër të Tiranës. 40-vjeçari është ngjitur në majë të një vinçi që qëndron mbi 100 metra lartësi.
Ende nuk dihet se cili është qëllimi i tij por ai ka kërcënuar se do të hidhet prej andej.
Ende nuk ka asnjë lloj komunikimi me këtë person ndërsa policia është lajmëruar nga kalimtarët.
Pallati në ndërtime e sipër ku është ngjitur personi ende i pa identifikuar ndodhet pranë selisë së Partisë Demokratike.